Rritet kredia për turizmin/ Banka jep më shumë hua për bizneset tregtare dhe hotelerinë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ecuria e turizmit ka nxitur bizneset që opërojnë në këtë sektor që të shtojnë investimet. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë konfirmojnë se huaja e dhënë për bizneset në sektorin e tregtisë dhe shërbimit kanë pësuar një rritje të ndjeshme gjatë muajve të fundit. Tregtia me pakice dhe ajo me shumicë kanë marrë më shumë mbështetje gjatë muajit gusht në krahasim me të gjithë sektorët e tjerë të ekonomisë. Ky sektor është mbështetur me mbi 12 miliardë lekë në gusht ose një rritje vjetore prej 14.4%. Gjatë këtij viti Shqipëria ka pritur një fluks të turistëve të huaj të cilët janë rritur me rreth 30 % ose 8.5 milionë gjatë periudhës janar-gusht.

Edhe sektori i akomodimit ku bëjnë pjesë hoteleria dhe restorantet ka shtuar investimet dhe ka marë më shumë mbështetje financiare duke u dyfishuar nëse e krahasojmë me fillimin e këtij viti. Në gusht kredidhënia për akomodimin rezulton se është 1.1 miliardë nga 632 milionë që ishte në fillim të vitit. Sektori i energjisë për muajin gusht të këtij viti renditet i dyti jo vetëm sa i përket rritjes vjetore por edhe masës së huasë me gati 10.7 miliardë lekë, ndërsa ndërtimi është pozicionuar në vend të tretë me 3.7 miliardë lekë. Huaja e re drejt sektorit privat gjatë Gushtit është rreth 33 miliardë lekëve, në rritje të ndjeshme krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur fiksohej pranë rreth 21 miliardë lekëve rritja është pranë 55%. Shifrat tregojnë se krahasuar me vitet paraardhëse, kjo është shifra më e lartë që prej gushtit të vitit 2017.

KREDIA SIPAS SEKTOREVE

Tregtia 12 mld leke

Lexo edhe :  Festat e fundvitit/ Nis monitorimin e çmimeve të tregut për produktet ushqimore

Energjia dhe industria 10.7 mld leke

Ndertimi 3.7 mld leke

Industria perpunuese 2.3 mld leke

Akomodimi 1.1 mld leke   /   S.M

Të fundit

Bombardimet në Gazë, Papa Françesku: Kjo është mizori, nuk është luftë

Papa Françesku përsëri i ka dënuar bombardimet izraelite në Rripin e Gazës, duke thënë të shtunën se kjo nuk...

Sulmi terrorist në Magdeburg, qytetarët vendosin lule në shenjë nderimi për viktimat

Në qytetin qendror gjerman të Magdeburgut, njerëzit dhe shërbimet e urgjencës janë mbledhur në numër të madh për të vendosur lule për ata që...

Mbyllja e ‘TikTok’ në Shqipëri, kryeministri Rama: Ja sa zgjasin procedurat

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të shtunë në takim me prindërit dhe mësuesit për planin e ri të masave për sigurinë në shkolla. Ai...

Protesta e PD, policia nuk pranon kërkesën: Rrugët mos bllokohen, përbën vepër penale

Organizatorët e protestës së opozitës më 23 dhjetor, kanë njoftuar Policinë e Tiranës se do të bllokojnë disa akse për rreth 3 orë. Policia e...

Rama: Mbyllim TikTok-un për 1 vit. Është rrugaçi i lagjes

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka prezantuar Planin e ri të Veprimit në shkolla, për të rritur sigurinë në institucionet arsimore. Rama deklaroi se nuk...

Lajme të tjera

Web TV