Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Basha uron vitin e ri akademik dhe prezanton programin e Demokratëve për arsimin e lartë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar studentët dhe pedagogët për nisjen e vitit të ri universitar. Me anë të një postimi në facebook, Basha thotë se arsimi si në çdo fushë tjetër nën qeverisjen e Edi Ramës ndodhet në një krizë të thellë, me shumë degë të mbyllura për shkak të mungesës së studentëve, pasojë e shpopullimit dramatik që po pëson vendi.

Sipas tij, buxheti është në nivelin më të ulët, vetëm 2.4%, çka tregon mungesën e vullnetit dhe strategjisë për të adresuar problematikat e pedagogëve dhe studentëve. Ai më tej shprehet se në programin e Demokratëve Euroatlantikë arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionist për një treg pune në ekonominë e të ardhmes.

Postimi i Lulzim Bashës:

Në nisje të vitit të ri akademik i uroj studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Si çdo fushë tjetër nën qeverisjen e Edi Ramës, arsimi ndodhet në një krizë të thellë, me shumë degë të mbyllura për shkak të mungesës së studentëve, pasojë e shpopullimit dramatik që po pëson vendi si pasojë e keqqeverisjes. Gati një dekadë nga reforma në arsimin e lartë, rezultati është vetëm një, dështim!

Buxheti është në nivelin më të ulët, vetëm 2.4%, çka tregon mungesën e vullnetit dhe strategjisë për të adresuar problematikat e pedagogëve dhe studentëve, krizën e degëve prioritare, mangësitë e infrastrukturës fizike dhe digjitale, problemet me tarifat e larta të studimit dhe politikat e munguara për lidhjen funksionale mes botës universitare dhe asaj të punës. Një qeveri që nuk ka mësuar si të përmirësojë arsimin në vitin e saj të 11-të, nuk mund të jetë zgjidhja.

Studentët dhe pedagogët shqiptarë meritojnë më shumë, prandaj në programin e Demokratëve Euroatlantikë arsimi univesitar do t’i nënshtrohet një reforme të thellë e cila do të synojë që universitetet shqiptare, në bashkëpunim me qeverinë e ardhshme dhe me investitorët e huaj e vendas të prodhojnë jo thjesht të rinj me diploma, por profesionist për një treg pune në ekonominë e të ardhmes.

Lexo edhe :  Tensionet dhe përplasjet në Kuvend, Ervin Salianji reagon nga burgu

Programi ynë NEXTGEN parashikon:

✅ Kampuse Kombëtare në 4 qytete ku 25 mijë te rinj do të trajnohen në fusha prioritare të teknologjisë;

✅ 10.000 të rinj do të përfitojnë stazhe me pagesë pas përfundimit të shkollës së lartë;

✅ Rikonceptimin e Ligjit të Arsimit të Lartë, në bashkëpunim me botën akademike, ekspertët më të mirë dhe studentët shqiptarë;

✅ Dyfishimin e Buxhetit për Arsimim e Lartë;

✅ Modernizimin e infrastrukturës mësimore;

✅ Bursë të plotë për çdo student në familjet me të ardhura të ulta;

✅ Bursë të plotë për studentët ekselentë;

✅ Rritje të rolit të studentëve në zgjedhjet universitare, vlera e votës e të cilëve shkon deri në 30%.

Shqipëria meriton më shumë./    S.M

Të fundit

“Më thoshin qorr”/ Ardit Gjebrea ndan historinë e trishtë: Më kanë bullizuar në shkollë

Moderatori i së “Dielës Shqiptare”, Ardit Gjebrea ka treguar historinë e tij me bullizmin. Ai ka treguar se ka...

9 kullat më të larta në botë

Kullat më të larta në botë janë ndër ndërtimet më impresionuese dhe simbolet e zhvillimit modern. Ato janë të njohura për arkitekturën e tyre inovative,...

Pauzë e gjatë pa u shfaqur në ekran, Einxhel Shkira ‘thyen akullin’: Ka qenë e…

Einxhel Shkira, prej kohësh është pyetur në rrjet se përse ka marrë një pushim kaq të gjatë nga ekrani. Nga përgjigjet e Einxhelit, kuptohet...

Protestë pa fjalime/ Çfarë pritet të ndodhë sot?

Sot, opozita do të organizojë një protestë kombëtare që do të nisë në orën 18:00 para Kryeministrisë dhe do të përhapet në të gjitha...

E rëndë/ Vritet kryebashkiaku një javë pasi mori detyrën

Kryebashkiaku i një qyteti në Meksikën jugore është vrarë më pak se një javë pasi mori detyrën. Alejandro Arcos u gjet i vdekur të dielën...

Lajme të tjera

Web TV