Berisha si Lenini

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Artur Ajazi

107 vjet më parë, V.I.Lenin, nisi nga Shën-Peterburgu revolucionin bolshevik. Ketë imitim të keq, ka vendosur ta bëjë edhe Berisha, duke caktuar jo pa “domethënie” datën 7 Tetor, si “ditën e nisjes së revolucionit pa kthim”. Nuk e di, por Berisha ka shumë koinçidenca datash me ditët e revolucioneve të partive dhe kohës së komunizmit.  Nuk e di pse, por ai cakton pikërisht data “protestash apo revolucionesh”, pikërisht ditë të shënuara, ku kanë bërë bujë ngjarje të kohës së komunizmit.

“Revolucionin” e tij, Berisha po e nis pikërisht nga 7 Tetori, dita kur Lenini, nisi nga Shën-Peterburgu marshimin e bolshevikëve drejt Moskës. Nostalgjia, e shtyn gjithmonë një ish-komunist, të caktojë ditë të shënuara nga kalendari  partisë, sikur të ishin ditët e jetës tij. Berisha gjithmonë ka luajtur me me “ditët e shënuara të partisë tij mëmë”. E ka patur “dobësi”, pasi ka mbajtur teserën e saj për 25 vjet rresht. Ndaj dhe ditënisjen e revolucionit “blu” dhe marshimin e demokratëve, ka vendosur  ta mbajë në 7 Tetor. Me përjashtimin e vetëm, se “Lenini” ynë  nuk do të jetë vetë i pranishëm në marshimin e madh. Demokratët do të mblidhen para selisë partisë, dhe do të nisin marshimin e tyre, duke bllokuar rrugët dhe sheshet e kryeqytetit,  nga ku pritet që “revolucionarët” të  kenë edhe reagime spontane, të hedhin dhe parrulla antiqeveritare, apo flakadanë, por kjo varet gjithmonë sipas orientimit të marrë nga  ballkoni i “Leninit”. Eshtë ai, që do të drejtojë nga atje lart, gjithë marshimin e demokratëve drejt  “fitores së pushtetit”.

Shprehja e njohur tanimë “o sot o kurrë”, gjithashtu është marrë nga konteksti i fjalimeve të udhëheqësve komunistë të kohës. Duke mos  ditur  dhe harruar  kohën ku jeton, ose duke dashur të bëjë paralelizma boshe me revolucionet e “baballarëve të komunizmit”, Berisha po kërkon të krijojë patjetër një situatë komplekse, që do ta shfrytëzonte në dobi të qëllimeve të tij. Ai për momentin, e ka të pamundur të mbledhë aq shumë njerëz në sheshe dhe bulevarde, sa të nisë  dhe imitojë marshimin e madh të “Shën-Peterburgut”. Do ta dëshironte shumë që mbështetësit e tij, të bënin atë që bënë 107 vjet më parë bolshevikët e Leninit, por e ka të pamundur. Berisha edhe flamujt e partisë tij nga ballkoni, i tund si Lenini që valëviste  flamujt  me yll  drapër dhe çekan, majë ballkonit të pallatit të Carit Rus, pas pushtimit. Imagjinata për tu bërë “lider i madh” , shpesh i shtyn në delir  politikanët, dhe  në gabime trashanike.

Lexo edhe :  Dhe thonë pastaj pse fiton Edi Rama

Eshtë koha kur PD-ja duhej të bënte pikërisht “revolucion” brënda vehtes, dhe jo marshime donkishiteske bulevardit, duke mos prodhuar asgjë të levderisshme për të ardhmen e saj, thjesht për ti rritur paksa “ryben” kryetarit Berisha. Duket sikur është pikërisht koha e reagimeve të brëndshme, por nga ana tjetër tek shohim realitetin si përsëritet në PD-në e sotme, nuk vlen asgjë edhe sikur Berisha që nesër të largohej nga drejtimi i asaj partie. Në PD-në e sotme, janë është e pamundur të  përmbysësh zallamahinë e trashur sa vetë koha e tranzicionit. Ajo parti  ka mbetur dhe do të mbahet peng i interesave klanore, që janë lidhur ngushtë me bëmat e së shkuarës./     S.M

Të fundit

Michael Douglas: “Qeveria amerikane po flirton me autokracinë”

Aktori i njohur Michael Douglas ka ngritur shqetësime të forta mbi rrezikun e humbjes së demokracisë në Shtetet e...

Papa Leoni XIV: Dialogu të zëvendësojë dhunën e armëve

Papa Leoni XIV bëri një apel për paqe, duke kërkuar që “dhuna e armëve të zëvendësohet me dialog”. Ai theksoi se paqja është një dëshirë...

Trump ironizon partinë e re të Musk: Ka 5 javë që ka dalë nga kontrolli

Nuk ka të ndalur beteja në rrjetet sociale mes presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe multimiliarderit Elon Musk, i cili pak kohë...

Dreka vdekjeprurëse: Gruaja australiane shpallet fajtore për vrasje me kërpudha

Erin Patterson, gruaja australiane e akuzuar për helmimin me kërpudha vdekjeprurëse të tre të afërmve të saj gjatë një dreke në korrik 2023, është...

Bisedimet mes Izraelit dhe Hamasit për armëpushim përfundon pa marrëveshje

Raundi i parë i bisedimeve të tërthorta për një armëpushim mes Izraelit dhe Hamasit ka përfunduar pa ndonjë përparim konkret, ka bërë të ditur...

Lajme të tjera

Web TV