Keni mbi 2 prona? Më tepër taksë do paguani duke filluar nga 2026

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Duke nisur nga viti 2026 qytetarët që kanë më shumë se një banesë në pronësi, do të paguajnë nga dy deri katërfish më shumë taksën e pronës.

Një taksë e cila vilet aktualisht nga fatura e ujit në vlerën e 0.05%, pas dy vitesh do të paguhet nga 0.1%-0.5%, shkruan A2.

“E para për qytetin e Tiranës tashmë qytetarët paguajnë një taksë më të lartë për shkak të rishikimit të çmimit të referencës nga 30-75%. Tashmë paguhet në Tiranë ndërsa jashtë saj do rishikohen çmimet e referencës do të implementohet projektligji i ri. Sot aktualisht e kemi 0.05% mbi vlerën e pronës do kaloj deri në 2% mbi vlerën e pronës”, tha Reinaldo Pipiria nga “NAREA” për A2 CNN.

Por e përkthyer në vlerë monetare sa më shumë do të duhet të paguajë një individë për banesën e tij me rritjen e taksës së pronës nga viti 2026?

“Taksa për një pronë 130 mijë euro me një taksë 0.05% do të ishte 65 euro, në një moment kur të hyjë në fuqi ligji duhet të shkojë deri në 260 euro. Sidomos për shtëpinë e dytë dhe të tretë ndërsa për shtëpinë e parë këshilli bashkiak ka disa skema ku mund të uli pjesën e taksimit”, sqaroi Pipiria nga “NAREA” për A2 CNN.

Me tatimin aktual deri në gusht buxheti i shtetit ka përfituar nga taksa e pasurisë rreth 55 milionë euro. Nga ana tjetër ndryshim taksimi propozohet edhe për rivlerësimin e pronave proces i cili ka ngecur edhe pse duhet të kishte filluar zbatimin, raporton A2.

“Procesi i rivlerësimit ka ngecur në Ministrinë e Financave. Ka një përqasje nga ky institucion, i cili thotë se duhet të rishikojë të gjitha çmimet e referencës sidomos në 14 bashki. Është totalisht një paqartësi tregu ka reaguar shumë keq, oferta është ngurtësuar dhe po humb shtresa e mesme pasi nuk kryen dot transaksione.”

Procesi i fundit i rivlerësimit të pasurive nisi në vitin 2020 dhe mbaroi në gusht të 2022, dhe nga i cili u rivlerësuan 168.200 pasuri që i sollën buxhetit të shtetit dhe buxheti i 12.7 miliardë lekë të ardhura./E.T

Të fundit

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

ARTAN FUGA Në kushtet e anomisë sociale së tranzicionit dhe teknologjisë numerike! Rrjetet sociale e kanë ndryshuar shumë gjuhën...

Aksident në Kukës, ndërron jetë drejtuesi 65-vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të diele në Kukës. Si pasojë e daljes nga rruga të një automjeti, ka ndërruar...

PSG në “ankth”, sfida ndaj Realit i gjen të mbushur me probleme

PSG do të përballet me Realin në gjysmëfinalen e Botërorit për klube. Ndeshja është e programuar më 9 korrik, prej orës 21:00. Situata nuk shfaqet...

Rama në Vlorë: Lungomarja është e njerëzve! Bizneset t’i heqin vetë…

Në një kohë kur në kryeqytet por edhe në mbarë vendin ka nisur aksioni për lirimin e hapësirave publike të zaptuara ndër vite nga...

Teologu: Pas shtetit Bektashi në Shqipëri fshihet Izraeli

Ideja për krijimin e një shteti Bektashi në Shqipëri, kryeministri Edi Rama i ka ardhur nga Izraeli. Kështu u shpreh në “Off the Record”...

Lajme të tjera

Web TV