Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Sikur Berisha të mos kishte ‘Mizën nën Kësulë’ dhe në gjithë këto vitet e fundit të mos bënte atë që bëri, pra të mos i kishte vënë flakën PD-së dhe opozitarizmit, të mos kishte shpartalluar frymën dhe të mos kishte venitur besimin, të mos kishte nisur konfliktin dhe të mos kishte nxitur ‘vëllavrasjen’, të mos kishte inskenuar trille dhe të mos kishte ushqyer paranoja, të mos kishte keqpërdorur veset më të urryera te qenia njerëzore, duke ‘luajtur’ me ambiciet e sëmura të njerëzve dhe kokëboshësinë e ëndërrimtarëve që gdhihen pa brekë dhe ngrysen deputetë.

Ta kishte lënë PD-në në rrugën e saj, duke u tërhequr ai nga halli i vet, të kishte stimuluar ecjen përpara (dhe jo mbajtjen peng) të opozitës dhe reformimin e mëtejshëm të PD-së jo vetëm me njerëz dhe figura të reja, por me një ligjërim dhe qasje të re ndaj zhvillimeve të vrullshme të shoqërisë.

Të kishte ikur në shtëpi dhe të mblidhej si të gjithë bashkëmoshatarët, kur i thanë se duhet të ikësh- koha jote mbaroi; ta çlironte PD-në nga prangat e zjarrta të vetes së vet dhe ta linte të lirë në mbështetjen e drejtësisë dhe në marrëdhëniet normale me partnerët strategjik, pa të cilët ajo nuk ka arsye të ekzistojë dhe Shqipëria ka rrezik të shpërbëhet; me një keqqeverisje që nuk ka shqiptar të thotë se ka punuar mirë dhe një kryeministër që e ka të shkruar në ballë damkën e të korruptuarit, që e ndjek prej vitesh nga pas si ‘Saliun Non Grata’, me një kabinet ministror ku gjysma e ministrave janë në burg për korrupsion, ndërsa gjysma tjetër është kandidate për t’u futur në burg për korrupsion.

Ta kishte lënë të lirë PD-në dhe krejt opozitën që diferencën prej 36 mijë votave të vitit 2021 ta ngushtonte edhe më shumë; që të mos bënte pazar, siç bëri ai, me pushtetin ‘më jep vulën-të jap çfarë të duash’, të mos i mbyllte listat, por t’i hapte ato, për të stimuluar garën e shëndetshme, të mos i jepte Ramës 6-7 mandate në tavolinë, siç i jep ky Kod aktual, por të bënte gjithçka për ta ndryshuar dhe për të ofruar barazi mes partive dhe kandidatëve nëpërmjet ‘Shqipërisë një zonë zgjedhore’, ku vota të kishte të njëjtën peshë nga veriu në jug dhe deputetët e PD-së apo kandidatët për të qenë në lista të mos bridhnin rrugëve si piromanë me shkrepse në xhep, por si misionarë me program në dorë.

Lexo edhe :  Wisner:Administrata Trump sdo të duhej të tundohej nga zgjidhjet territoriale në Ballkan

Që sot të mos shkonin për flakë të gënjeshtërt me gurë të mashtrimit në xhepat e grisur nga varfëria që pushteti dhe Berisha ka krijuar për të mbajtur njerëzit të lidhur pas vete, duke pasuruar një grup të vogël oligarkësh të lidhur me ta dhe duke varfëruar pjesën tjetër të njerëzve.

Pra, në vend të kësaj shfaqjeje marrëzie dhe skene hipokrizie nëpërmjet të cilave pushteti është miliona kilometra larg, të ndërtohej një alternativë besimi me llambushka shprese dhe siguresa garancie për të ardhmen, ku zjarrëvënien e gënjeshtërt dhe patetiken iluzive ta zëvendësonte një Kuvend Programor për të bërë kontrastin e domosdoshëm me këtë qeveri, që do dukej e rrënuar dhe e kalbëzyer nga pesha e korrupsionit të vet, dhe jo siç po bën Saliu duke u dukur më i vjetër se e vjetra dhe më i trepsur se vetë pushteti.

Sot PD-ja, opozita, demokratët dhe gjithkush që do të dëshironte ndryshimin, sikur asgjë më shumë se ç’bëri në 2021 të mos bënte dhe sikur pak durim e qëndrueshmëri të tregonte, nuk do të ishte më shumë se shtatë muaj nga dita e ardhjes në pushtet./   S.M

Të fundit

Shkon në shkon në pesë numri i viktimave! Scholz mbërrin në Magdeburg

Numri i të vdekurve nga sulmi në Magdeburg ka shkuar në 5. Sipas mediave gjermane janë mbi 205 të plagosur,...

Temperatura minimale deri në -6 gradë! Parashikimi i motit për fundjavën që na pret

Paqëndrueshmëria atmosferike që ka përfshirë vendin tonë do të vijojë deri në orët e mëngjesit të ditës së shtunë. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak në relievet...

Rrugët drejt juglindjes në kaos, autoritetet apelojnë për kujdes

Gjatë fundjavave dhe ditëve të festave, aksi rrugor nacional Elbasan-Tiranë është i ngarkuar me trafik. Në ditë festash, për shkak të vizitorëve që udhëtojnë drejt...

Frederik Ndoci: Parashqevi Simakun e takova në 2007, ishte me të birin!

Ai u shpreh se me këngëtaren njihen prej shumë vitesh dhe se kanë ndarë dhe skenën së bashku, ndërsa tregon se kanë pasur miqësi....

Pse thuhet se Ilnisa dhe Meritoni janë ndarë? Veprimi që i nxiti edhe më shumë spekulimet

Ilnisa Agolli dhe Meriton Mjekiqi ishin një prej çifteve të Big Brother VIP Albania më të diskutuar që prej fillimit të lidhjes së tyre. Mirëpo,...

Lajme të tjera

Web TV