Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

VOA: Përpjekjet për rimëkëmbjen e zonave të goditura nga uragani “Helene”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Përpjekjet e kërkim-shpëtimit dhe rimëkëmbjes vazhdojnë në juglindje të Shteteve të Bashkuara pas goditjes nga uragani “Helene”. Një stuhi e re, që tani ndodhet në Gjirin e Meksikës pritet të godas rajonin këtë javë. Pamjet e filmuara me dron tregojnë zonën e mbuluar me baltë jashtë ndërtesës së kompanisë “New Belgium Brewing” në Ashvill të Karolinës së Veriut.

Këto janë bërë pamje të zakonshme në juglindje të Shteteve të Bashkuara, më pak se dy javë pas goditjes nga uragani “Helene”. Stuhia përmbyti pjesën perëndimore të Karolinës së Veriut me 75 centimetra reshje shiu, sipas mediave lokale. Stuhia deri më tani ka shkaktuar vdekjen e mbi 220 njerëzve, duke e bërë atë stuhinë më vdekjeprurëse në Shtetet e Bashkuara që nga uragani “Katrina” në 2005.

Zyrtarët thonë se përgjigja federale është e fuqishme dhe në vazhdim e sipër. “Ne kemi mijëra njerëz në terren tani së bashku me mijëra vullnetarë dhe sektorin privat që punojnë së bashku me partnerët tanë shtetërorë, Gardën Kombëtare, dhe ekipet e emergjencave, që po plotësojnë nevojat e njerëzve në terren”, thotë Deanne Criswell, Administratore e Agjencisë Federale për Menaxhimin e Emergjencave.

Ekipet e ndërtimit po punojnë për të riparuar infrastrukturën e furnizimit më ujë pasi stuhia dëmtoi linjën kryesore që lidh qytetin e Ashvillit me një rezervuar të rajonit.

Njerëzit që jetojnë në zona të largëta rurale mbështeten në metoda të pazakonshme transporti, si kompanitë private të helikopterëve që sjellin ujë, ushqim, karburant dhe sistemin satelitor të internetit, “Starlink”.

Nënpresidentja Kamala Harris, kandidatja demokrate për presidente, vizitoi rajonin këtë javë. “Këto janë përpjekjet më të mira që mund të bëjmë për të bashkuar burimet federale, shtetërore dhe ato lokale për të ndihmuar njerëzit në nevojë në këto zona”, tha ajo. Xhorxhia është një shtet tjetër i goditur rëndë nga uragani “Helene”.

Lexo edhe :  Nafta ”Brent” kalon 80 dollarë për fuçi, pas konfliktit në Lindjen e Mesme

Në një konferencë të fundit për shtypin mbi pasojat e uraganit, guvernatori republikan Brian Kemp vuri në dukje se administrata e Presidentit Biden miratoi të gjitha kërkesat e tij për ndihmë federale për qarqet e Xhorxhias.

Kandidati republikan për president, Donald Trump u shfaq me guvernatorin Kemp dhe bëri një pretendim të pabazuar se dollarët e ndihmës federale për fatkeqësitë natyrore po shkonin për emigrantët dhe jo për banorët e zonave në nevojë.

“Kjo është e paligjshme. Ju keni lexuar për emigrantët. Një pjesë e madhe e parave që duhej të shkonte në Xhorxhia, Karolinën e Veriut dhe rajone të tjera tashmë është zhdukur. Ato janë përdorur për të ndihmuar njerëzit që erdhën në vend ilegalisht dhe askush nuk ka parë ndonjëherë diçka të tillë. Ky është turp”, tha ai.

Disa zona në juglinje të Shteteve të Bashkuara mbeten nën ujë me termocentrale të përmbytura plotësisht. Rajoni tani po përgatitet për uraganin “Milton”.

Sipas Shërbimit Kombëtar të Motit, uragani “Milton” mund të bëhet një stuhi kërcënuese për jetën përpara se të godasë të mërkurën zonat bregdetare tashmë të shkatërruar të Floridës. S.B

Të fundit

Mbyllet protesta e opozitës/ Demokratët: I kallëm datën qeverisë, aksioni do vazhdojë

Flamur Noka, nënkryetari i PD-së, ishte në krye të protestës së kësaj të hëne, u shpreh se sot ishte...

FOTO/ Me fasoletë duke fshirë lotët, Flamur Noka ‘në luftë’ me gazin lotsjellës

Protesta e Partisë Demokratike u zhvillua me tensione, ndërsa militantët hodhën motolotovë të shumtë drejt disa institucioneve. Policia në disa raste ka përdorur edhe gaz...

Vijon thyerja e xhamave të reklamave, Bardhi dhe Noka udhëheqin turmën tek Pazari i Ri!

Disa të rinj të maskuar vijuan me thyerjen e xhamave, teksa protestuesit të udhëhequr nga Bardhi dhe Noka po zhvendosen tek zona e pazarit të...

Mosbindja civile, protestuesit bllokojnë edhe ambulancën me sirenën e ndezur

Prej orës 18:00 vijon në rrugët e Tiranës protesta e opozitës, ku deri tani janë hedhur molotov te Kryeministria, selia e PS-së, Ministria e...

“Është i pafajshëm”Albano e pyet a do shkonte në festat e Diddyt, Sonila Meço: Varet…

Sonila Meço ka qenë e ftuara e parë në shown më të ri në Vizion Plus të komedianit Albano Bogdo. E ftuar në “2984”, Meço...

Lajme të tjera

Web TV