Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Artan Hoxha nxjerr detajet: Si u përdorën polumbarët tanë për trafik droge

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Saimir Kushova, polumbari nga Saranda që u arrestua e më pas u lirua drejt garancisë pasurore për mbytjen e një turisteje angleze 29-vjeçare, është arrestuar në Norvegji, në një port në veri të vendit. Sipas gazetarit Artan Hoxha, Kushova dyshohet se, së bashku me një grup prej 6 shqiptarësh, është i përfshirë në një operacion për ngarkimin e rreth 150 kilogramëve kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën e fundme të një anijeje.

Kjo metodë, e njohur si “pastrami i parazitëve,” u përdor për të transportuar drogën që kishte ardhur nga Brazili. Për realizimin e këtij operacioni, Kushova dhe një 33-vjeçare kishin investuar rreth 35 mijë korona në blerjen e pajisjeve dhe veshjeve të zhytjes, të cilat ishin të nevojshme për t’u përballuar me temperaturat e ulëta të ujërave.

“Kjo është një ngjarje që shfaq një problematikë tjetër. Në 19 shtator 2022, gjatë një ekspedite polumbarësh në gjirin e Sarandës, Saimir Kushova dhe miqtë e tij kishin ngritur një zyrë dhe organizonin guida. Atë ditë humbi një turiste, dhe Saimir Kushova u arrestua. Ai është një 47-vjeçar që ka një karrierë në radhët e strukturave shtetërore dhe është një polumbar profesionist. Është një njeri i trajnuar për atë punë. Policia në atë kohë e arrestoi dhe gjykata e liroi kundrejt një garancie pasurore prej 15 milionë lekësh të vjetra, duke e detyruar të shfaqej çdo të hënë për verifikim. Pas 47 ditësh, ai u zhduk dhe nuk ishte në Shqipëri. Nga shtatori 2022, kur ndodhi ngjarja, ai u kap në 13 ose 14 prill 2023. Këtë herë u kap në një port në veri të Norvegjisë, me 6 persona shqiptarë, pasi kishin nxjerrë nga një anije një sasi prej 150 kg kokainë.

Në atë kohë u tha se u kapën 6 polumbarë, por ishin ata 6 miq të tij; operacioni kishte qenë në monitorim dhe ata u kapën. Saimir Kushova kishte qenë bashkë me një shtetase shqiptare, 33 vjeçare; këta dy ishin polumbarët, të tjerët jo. Ata ishin thirrur nga Shqipëria për një metodë që njihet si “pastrami i parazitëve”. Në trupat e anijeve vendoset lëndë narkotike nën ujë dhe zakonisht është e vështirë për ta zbuluar. Ajo vendoset ose me pajisje me magnet ose në zgavra. Droga që kishte ardhur nga Brazili ishte vendosur atje dhe u duheshin polumbarë sepse ujërat e detit ishin shumë të ftohta. Grupi i Saimir Kushovës shkoi në një market dhe bleu pajisje për zhytje norvegjeze, pastaj shkoi natën në anije, u fut në thellësi 9 metra, mori 150 kg dhe i zbarkoi jashtë anijes. Në momentin e ngarkesës, ata u futën në një autoveturë, por policia ndërhyri dhe bëri arrestimin e tyre. Gjatë hetimit, doli se ata kishin qenë në Francë, në Spanjë, dhe dyshimet janë se janë përdorur për të njëjtën gjë.”/K.B

Të fundit

Shtatori me sinjale mikse, kriza e çmimeve nuk ka kaluar, inflacioni te ushqimet u rrit

Vala e inflacionit po vazhdon të tërhiqet për të katërtin muaj me radhë, por çmimet e ushqimeve dhe pijeve...

Skema Kombëtare e Investimeve për fermerët, Veliaj: Aplikoni deri më 8 Nëntor

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj, ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu dhe kryetarja e Kuvendit, Elisa...

Kim Jong Un kërcënon me armë bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un paralajmëroi sërish se ai mund të përdorë armë bërthamore në konflikte të mundshme me Korenë e...

Spiropali: Investimet publike në bujqësi të ndihmojnë zbutjen e pabarazive të zhvillimit

Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë sot në aktivitetin e Prezantimit të Skemës Kombëtare të Investimeve në Ferma, një program i rëndësishëm në...

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave

Prokuroria e Tiranës kërkon 2 vite burg për ish Sekretarin e Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj, i arrestuar në muajin janar të vitit 2023. Pas...

Lajme të tjera

Web TV