Fëmijët e duan më shumë veten nga ç’mund ta duan të tjerët!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Lira Gjika

Nëna nuk mund të dojë fëmijën më shumë sesa ai do veten. Madje, detyra parësore e nënës është pikërisht kjo: të insistojë në këtë të vërtetë. Të gjitha reagimet e fëmijës së porsalindur, tregojnë, se ai ka vetëm një problem: ekzistencën e tij. Pikërisht, ky instinkt i jetës është aq i fuqishëm tek fëmija, sa e bën atë të “kapet” pas saj dhe të detyrojë të gjithë mjedisin përreth ta marrë në konsideratë dhe t’i shërbejë.

Për çudi, kjo energji, kjo forcë anashkalohet; i rrituri, prindërit dhe specialistët mendojnë, se janë ata më të rëndësishëm në jetën e fëmijës. Duke anashkaluar këtë të vërtetë (në mënyrë të pavetëdijshme), të rriturit e trajtojnë fëmijën si të paaftë. Kjo mungesë vëmendje për të njohur e pranuar fëmijën dhe mungesë përgjegjësie për sjelljen e tij, e detyron fëmijën të mbetet pasiv në jetën e tij, të mos ndërtojë mekanizmat e besimit tek vetja. Është e vërtetë se, ai në fillimet e jetës nuk mund të kryejë shumë procese, por jo sepse nuk ka forcë të rritet. Ai vërtetë është dipendent ndaj të rriturit dhe kjo nuk është gjithçka. I rrituri siguron ekzistencën e tij, por, procesin e rritjes fëmija e realizon vetë. Pavarësisht nga imponimet, fëmija e zbulon botën dhe njeh veten sipas mënyrës së tij.

Ai, çdo çast është më i rritur se çasti më parë.

Vetëm me të qarën e tij pa përmendur efektin e të qeshurës, ai i detyron të rriturit, që edhe pse i nervozuar, ta qetësojë veten dhe ti përkushtohet fëmijës. E megjithatë, të rriturit, vazhdojnë të insistojnë se fëmijën e rrisin ata.

Të rriturit, duke filluar nga nëna, duhet të kryejnë veprimet jo ashtu si dinë dhe ndjejnë, por duke u përpjekur të shohin me sytë e fëmijës, si i përfton ai qëndrimin dhe veprimet e tyre, të rriturve. S.B

Të fundit

Temperatura të larta dhe rrebeshe, si do të jetë moti këtë javë?

Nga nesër do të kthehen rrebeshet dhe moti i paqëndrueshëm në të gjithë territorin. Meteorologia Tanja Porja, ka bere me...

Administrata Trump mbyll mbi 80% të programeve të USAID-it

Administrata Trump ka anuluar më shumë se 80 për qind të programeve të Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) pas një procesi rishikimi gjashtë-javor....

Zelensky i kërkon falje Trump për debatin në Zyrën Ovale, Witkoff zbulon prapaskenën

Disa ditë pas debatit të tyre të zjarrtë në Zyrën Ovale, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky i kërkoi falje presidentit Trump, pohoi të hënën i...

Belind Këlliçi i zgjat dorën, Berisha ‘ia lë thatë’, VIDEOJA që po bën xhiron e rrjetit

Një situatë tepër e pakëndshme dhe në siklet ishte ajo e Belind Këlliçit sot gjatë prezantimit të koalicionit me 26 parti, që PD ka krijuar me...

Flamur Noka: Pas 11 majit do “krreheni”, shumica do të shkojnë tek Ilir Beqja

Sekretari i Përgjithshëm i PD, deputeti Flamur Noka, gjatë fjalës së tij në kuvend ka akuzuar socialistët në sallë se thonë çdo gënjeshtër për...

Lajme të tjera

Web TV