Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

“Muri Blu” i Demokratëve dhe “Muri i Kuq” i Republikanëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Eduard Zaloshnja 

Tani që gara presidenciale në SHBA po i afrohet fundit, gjithnjë e më shpesh publikohen sondazhe për garën mes Kamalës dhe Donaldit. Shumica e sondazheve që zhvillojnë mediat amerikane për këtë garë janë në nivel kombëtar. Sidoqoftë, historia e zgjedhjeve presidenciale në SHBA ka treguar se një kandidat mund të dalë i dyti në renditjen e votave në shkallë kombëtare, por sidoqoftë, mund ta fitojë garën për të shkuar në Shtëpinë e Bardhë (duke fituar në disa shtete kyç të federatës amerikane). Rastet e tilla më të fundit kanë qenë ai i Donald Trampit më 2016 dhe i Xhorxh Bushit në vitin 2000.

Në garën aktuale, shtete kyç për demokraten Kamala janë Pensilvania, Miçigan dhe Uiskonsin. Në të trija këto shtete, në tri dekadadat e fundit, garën e kanë fituar gjithmonë kandidatë presidencialë demokratë, përveç 2016-ës, kur në to fitoi republikani Trump. Dhe ai u bë president (edhe pse në shkallë kombëtare mori më pak vota se demokratja Klinton).

Falë kësaj historie elektorale të këtyre tri shteteve kyç, në zhargonin politik amerikan ato mbiquhen “Muri Blu” Demokrat (ngjyra blu mbizotëron në logon e Partisë Demokrate). Në qoftë se një nga këto tri tulla të “Murit Blu” bie, bien edhe shpresat e demokrates Kamala për mandat presidencial…

Po si paraqitet situata elektorale në këto tri shtete?

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Pensilvani me 50.01% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.84% të votave (1.15% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje mes Kamalës dhe Donaldit (ka epërsi republikani Donald vetëm 0.3%, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Miçigan me 50.62% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 47.84% të votave (1.54% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet relativisht e ngushtë deri më sot atje mes Kamalës dhe Donaldit (ka epërsi republikani Donald vetëm 0.9%, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).

Lexo edhe :  Pse Orbani i djathtë po i hap negociatat për të majtin Edi Rama?

Para katër vjetësh, demokrati Biden doli i pari në Uiskonsin me 49.45% të votave, ndërsa republikani Trump i dyti me 48.82% të votave (1.73% i morën kandidatë të tjerë). Mesatarja e të gjitha sondazheve të ndryshme të zhvilluara javët e fundit në këtë shtet (e llogaritur nga RealClearPolitics), tregon se gara mbetet shumë e ngushtë statistikisht deri më sot atje mes Kamalës dhe Donaldit (ka epërsi demokratja Kamala vetëm 0.3%, fare brenda marzhit të gabimit statistikor të sondazheve).

Në shtetin ku demokrati Biden pati më shumë epërsi para katër vjetësh (në Miçigan), tani Kamala ka relativisht disavantazhin më të madh në sondazhet e zhvilluara në 3 shtetet e “Murit Blu”.

Miçigani ka përqëndrimin më të madh të popullsisë muslimane, krahasuar me të gjithë shtetet e tjerë të SHBA-së. Dhe exit-pollet e kryera në ditën e zgjedhjeve para katër vjetësh atje treguan se votuesit muslimanë kishin votuar masivisht për demokratin Biden. Por aktualisht, ata janë të zemëruar me politikat e Shtëpisë së Bardhë ndaj palestinezëve në Gaza, dhe një pjesë e tyre duket se nuk duan të shkojnë fare të votojnë. Ndërkohë, votuesit besnikë të republikanit Donald në Miçigan dihet që do të shkojnë të votojnë…

Për republikanin Donald, “Muri i Kuq” përbëhet nga Xhorxhia, Arizona, Nevada dhe North Carolina (ngjyra e kuqe mbizotëron në logon e Partisë Republikane). Në tri të parat, ai humbi para katër vjetësh përkatësisht me diferencë 0.2%, 0.3% dhe 2.4%. Dhe aktualisht, sondazhet tregojnë një epërsi të tij fare të vogël (shumë brenda marzhit të gabimit statistikor) në këto shtete.

Sipas CNN, dy fushatat rivale do të shpenzojnë deri më 5 nëntor mbi 400 milionë dollarë në 3 shtetet e “Murit Blu” dhe 4 shtetet e “Murit të Kuq” – betejë llogore më llogore në këto shtete, që do të përcaktojë se kush do të jetë në krye të Shtëpisë së Bardhë për katër vjetët e ardhshme!/K.B

Të fundit

A do të ngjisë ndjesa e Berishës për ligjin e tij famëkeq?

Nga Ylli Pata Ndjesa e djeshme për çështjen e pronës është më grotestke se ajo për piramidat. Në ditën e 80...

Zbuloni vendin ideal për të jetuar, pushuar dhe investuar të sigurt

Vetëm 40 minuta larg kryeqytetit, në zonën e Hamallaj, buzë detit Adriatik, në një kombinim perfekt mes qetësisë së natyrës dhe komoditetit, ndodhet një...

Në Bruksel shkohet për tu “djegur”

Nga Mero Baze Në Bruksel nuk djegin dot as karrige, as zyra, as thyejnë dot xhama, e as hedhin dot Molotov. Aty nuk shkohet për...

Shefi i ri i NATO-s: Gjendja e sigurisë në Kosovë dhe rajon është e brishtë

Shefi i ri i NATO-s, Mark Rutte, ka thënë të mërkurën se gjendja e sigurisë në rajonin e Ballkanit Perëndimorë është e brishtë, duke...

“Një Rend i Ri Botëror” në 2025-ën, parashikimi i frikshëm i Nostradamus dhe Baba Vangës

Nëse këta parashikues dikur të famshëm do të kenë të drejtë në atë që ndodh vitin që vjen, njerëzit do të duhet të përgatiten...

Lajme të tjera

Web TV