Lojërat Olimpike, Gega: Kisha presion të madh, por kuptova sa shumë më donin njerëzit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Luiza Gega, në studion e “Rudina” në Tv Klan, rrëfeu emocionet në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Atletja shqiptare, deklaroi se filloi të kishte shumë presion, për shkak të sukseseve të mëparshme dhe pritshmërive për të.

Gega foli edhe për postimin ku kërkoi falje për mosarritjen e objektivit, duke thënë se aty kuptoi sesa shumë njerëz e donin.

Sportistja kuqezi, deklaroi se nuk kishte marrë aq shumë komente, as kur u shpall kampione Evrope në vitin 2022.

“Tifozët ta japin frymën e vërtetë olimpike. Rrugëtimi për të qenë në Olimpiadë është shumë i gjatë, që të jesh pjesë dhe për të pretenduar. Për të marrë pjesë aty, duhet të kesh rezultate të caktuara. Objektivi im ishte diçka tjetër. Në Lojërat Olimpike të Tokios arrita të futesha në finale dhe ke një ambicie sportive që të kërkosh më shumë. Vija nga dy vite shumë të suksesshme, siç ishte viti 2022, ku u shpalla kampione Evrope. Pa dashje, fillova të kem shumë presion, sepse njerëzit gjithmonë presion më shumë. Duke qenë e vetmja shqiptare në këto nivele, ndjen shumë përgjegjësi. Presioni ishte shumë i madh. Sportet individuale e kanë këtë. Kjo ishte arsyeja, përse Lojërat Olimpike kishin shumë presion.

Ndoshta nuk duhet të kërkoja falje, por njerëzit që prisnin më shumë dhe unë u ndjeva në faj. Më pëlqen që t’i kem këto përjetime dhe t’i ndaj. Kam pasur edhe sfida të mëdha, sepse këto e bëjnë të bukur sportin. Kur ndjehesh e paarritur në atë që je lodhur, nuk ia ke dalë. Nuk duhet të dorëzohesh, por duhet të gjesh forcën për të vazhduar. Nga postimi kuptova sesa shumë njerëz ka që më duan. Nuk kisha marrë kurrë aq komente, as kur isha kampione Evrope.”, u shpreh Luiza Gega./   S.M

Të fundit

VIDEO/ Interi nuk gabon, zikaltërit tregohen “cinikë” në shtëpi ndaj Comos

Interi vijon serinë e rezultateve pozitive në kampionat, teksa mbrëmjen e sotme mposhti Komon me rezultatin 2 me 0...

Si të shmangni shtimin në peshë gjatë festave?

Festat e fundvitit janë sinonim i tryezave plot ushqime, pijeve të pafundme dhe ëmbëlsirave joshëse, por bashkë me këto kënaqësi vijnë edhe disa kalori...

Dalin analizat për mandarinat e importuara nga Shqipëria, ja rezultatet

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka pranuar sot rezultatet e analizave laboratorike për mostrat e dyshuara për mbetje të pesticideve mbi nivelin e...

Moti i keq në vend/ Mbeten pa energji elektrike Kukësi dhe Gramshi

Moti i keq në vend ka shkaktuar probleme me energjinë elektrike. Sipas informacioneve bashkia Kukës ka mbetur pa energji elektrike. Mendohet që të jenë stakuar...

Presidenti i zgjedhur Trump përsërit thirrjen për të blerë Groenlandën

Presidenti i zgjedhur ka përsëritur kërkesën që bëri gjatë mandatit të parë që Shtetet e Bashkuara të blejnë Groenlandën nga Danimarka. Kërkesa zgjeron listën...

Lajme të tjera

Web TV