Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ministrat e Mbrojtjes të G7 mbështesin përpjekjet e Ukrainës për anëtarësim në NATO

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrat e Mbrojtjes të shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7, mbështesin “rrugën e pakthyeshme të Ukrainës drejt integrimeve të plota euro-atlantike, përfshirë anëtarësimin në NATO”, thuhet në një deklaratë të publikuar të shtunën.

“Ne theksojmë qëllimin tonë për të vazhduar ndihmat për Ukrainën, përfshirë ndihmën ushtarake afatshkurtër dhe afatgjatë” në konfliktin e saj me Rusinë, thanë ministrat e vendeve të G7 gjatë takimit të tyre në Napoli të Italisë.

Në grupin e shtatë demokracive më të industrializuara përfshihen Shtetet e Bashkuara, Kanadaja, Britania, Franca, Gjermania, Italia dhe Japonia. Në bisedimet në Napoli morën pjesë edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian, NATO-s si dhe Ministri i Mbrojtjes i Ukrainës.

Ministri i Mbrojtjes i Italisë, vendi i të cilit mban kryesinë e G7 për vitin 2024, Guido Crosetto, tha se një nga pikat më të forta të takimit në Napoli ishte mbështetja e fortë për Ukrainën, e cila po lufton për të mbrojtur sovranitetin e saj nga agresioni rus.

“Ne dënojmë pa rezerva agresionin e Moskës, e cila ka zgjedhur të përdor forcën kundër një shteti sovran dhe metodat e një lufte hibride si dhe një retorikë bërthamore të papërgjegjshme”, tha Ministri i Mbrojtjes i Italisë, Guido Crosetto.

Deklarata përfundimtare e lexuar nga shefi i mbrojtjes italiane, theksoi gjithashtu “mbështetjen e fortë për Ukrainën” ndërsa shprehu shqetësimin për “intensifikimin e bashkëpunimit ushtarak midis Kinës dhe Rusisë”, si dhe zhvillimin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ky është rasti i parë në historinë e G7 që takimi i kushtohet çështjeve të mbrojtjes në një program të nivelit ministror. s.b

Të fundit

Kiara Tito dhe Luiz Ejlli planifikojnë të bëhen sërish prindër? Përgjigjja e moderatores

Moderatorja Kiara Tito ishte e ftuara e radhës në emisionin “S’e Luan Topi” në Top Channel. Ajo rrëfeu detaje nga...

Cili vend evropian u ngarkon pijedashësve më shumë taksë për birrën?

Çmimet evropiane të birrës shtohen me taksa të larta, përveç TVSH-së, pasi Bashkimi Evropian kërkon që shtetet anëtare të paguajnë të paktën 1,87 euro...

Ekspozita në Londër, historia e Marilyn Monroe përmes sendeve të saj…

Një ekspozitë e re kushtuar Marilyn Monroe është hapur në Londër duke shfaqur një sërë sendesh personale që dikur i përkisnin yllit të Hollivudit....

Pesë rastet kur diabetikët duhet të shkojnë në urgjencë

Një nga sëmundjet më të përhapura të globit është pa dyshim diabeti, e sidomos diabeti i tipit 2. Diabeti është cilësuar nga Organizata Botërore e...

Nga java e ardhshme fillon llogaritja dimërore e kohës

Të dielën, më 27 tetor 2024, javën e ardhshme fillon llogaritja dimërore e kohës. Ora do të kthehet 1 orë pas (nga ora 3...

Lajme të tjera

Web TV