Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Ngjela nxjerr prapaskenat e forta, Berisha kërkon destabilizimin e Shqipërisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokat i njohur, Spartak Ngjela ka komentuar situatën politike në vend dhe jovetëm. Në një kohë kur stabiliteti në Ballkanin Perëndimor është më i rëndësishëm se kurrë, zoti Spartak Ngjela ka zbuluar prapaskenat e rrezikshme që përfshijnë ish-kryeministrin Sali Berisha. Sipas Ngjelës, Berisha po përpiqet të destabilizojë Shqipërinë dhe, për më tepër, ka krijuar lidhje me interesat e serbëve dhe rusëve. Më tej gjatë intervistës për “Top Channel”, Spartak Ngjela, i cili gjithashtu është një analist politik dhe jurist i njohur, argumenton se këto veprime kanë potencialin të shkaktojnë trazira të mëdha në rajon.

-Avokat, si e patë protestën, tensionin, ndërhyrjen e forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Kuvend të enjten që sapo shkoi?

Nuk ishte ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Shteti është shtet. Këta bëjnë gabim, nuk e mundin dot shtetin. Shteti demokratik mundet vetëm më votë. Gjithë të tjerat i jep shtetit të ushtrojë dhunë. Ata dhunë do të ushtrojnë, nuk kanë ça bëjnë. Njëherë për njëherë po merren me procese penale, janë drejtë penalizimit të tërë sepse shkelin ligjin. Këto nuk të sjellin në pushtet por të humbasin karakterin e votës. Bëjnë këto veprime pasi kërkojnë destabilizim.

-Kujt i shërben i gjithë ky aksion?

Kundërshtarëve të Shqipërisë iu shërben, Beogradit i shërben por këto janë naiv.

-Në çfarë kuptimi?

Sali Berisha kërkon destabilizimin e Shqipërisë e si e tillë krijon mundësinë për rikrijimin përsëri nga e para, të eliminimit ose të fshirjes së territoreve shqiptare ashtu siç kanë qenë. Janë dy shtete shqiptare. Të dy shtetet shqiptare luftojnë që të jenë të destabilizuar, edhe Kosovën edhe Shqipërinë. Maqedoninë e Veriut e kanë lënë të qetë por edhe atje duan të shkaktojnë tensione. Në të tre shtetet, serbët e rusët duan të shkaktojnë tension.

-Doni të thoni që e gjithë kjo po përdoret nga Beogradi e gjithë kjo?

Po nga Moska dhe Beogradi për të krijuar destabilizim të botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor pasi që iu intereson atyre por harrojnë se ka një ngërç të madh, se Shqipëria është në NATO. Fakti që Shqipëria është në NATO, këtë mbrojtje ka bërë dhe Kosova. Por ndërkohë Kosova ka trupa të KFOR-it brenda saj. Pra, Kosova mbrohet nga KFOR-i ndërsa Shqipëria nga NATO.

-Pra po thoni se ka një pakt ndërmjet liderit demokrat dhe Beogradit zyrtar për të krijuar destabilitet në Shqipëri e nga ana tjetër edhe për të siguruar vendet e tij si një opozitë e konsoliduar duke qenë se i vetmi qëllim është se nuk është që të vij në pushtet?

Destabilizim i intereson dhe ardhjen në pushtet nuk e bën dot pa destabilizim sepse nuk ka vota. Kanë dalë sondazhet dhe vetëm 18% janë ato dhe janë shumë keq me sondazhet. Kjo është analizë politike dhe jo analizë faktike e duke menduar që nuk ka vota, atëherë Berisha thotë se dua të krijoj një destabilizim, që me anë të këtij destabilizimi të dalim nga e para dhe të krijojmë një qeveri teknike.

-E shihni të mundur ju?

Nuk ka mundësi pasi qeveria teknike do numër në Parlament, këto nuk kanë 2/3-tat, si do t’ja bëjnë.

-Ndoshta mund të përshkallëzohet ky tension dhe do të ndërhyjnë ndërkombëtarët?

Ndaj ata e bëjnë gjithë këtë lëvizje që të krijohet një pështjellim social dhe kjo t’i çoj në një qeveri teknike.

-Që nuk bëhet pa ndërhyrjen e ndërkombëtarëve, siç ka ndodhur përherë që çdo tension dhe çdo krizë e kanë zgjidhur ndërkombëtarët…

Lexo edhe :  Shpallen fituesit e Maratonës në distancën 21 km, dominojnë sportistët nga Afrika

Bota shqiptare në Ballkanin Perëndimor është domosdoshmëri zonale për gjeopolitikën e SHBA. Nuk është aq e thjeshtë sa duket. Forcohet shumë me Uashingtonin, me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor dhe Uashingtoni forcohet shumë kundër Rusisë. Prandaj kemi gjithë këtë lëvizje e hyn Rusia këtu pasi forcohet Amerika me botën shqiptare në Ballkanin Perëndimor. Por ata gabojnë në të katërt anët, gabojnë sepse shqiptarët nuk janë sllav. Nuk ka sesi shqiptarët të bashkohen me sllavët në një kohë që kanë një histori shumë përleshëse historike midis shqiptarëve dhe sllavëve. Shqiptarët janë autoktonët këtu e ndërsa sllavët janë të ardhurit. Çështja qëndron se çfarë do të ndodhi, Shqipëria ka kaluar në një mbrojtje të madhe nga Uashingtoni dhe aleanca me Amerikën e ka forcuar shumë Shqipërinë. Ka filluar të funksionojë dhe segmenti i armatosjes së Shqipërisë. Mendoj se do të vazhdojë të funksionojë pasi e kanë domosdoshmëri.

-Ju po thoni që Shqipëria po armatoset e është diskutuar edhe për bishat që pritet të mbërrijnë në vendin tonë. Pse po armatoset Shqipëria?

E ka të domosdoshme Amerika, pasi në luftë me Rusinë, armatosja e Shqipërisë është e domosdoshme. E gjithë botës shqiptarë në Ballkanin Perëndimor, edhe të Kosovës. Problemi qëndron që Kosova është ende nën suzaritetin ndërkombëtar e ndërsa Shqipëria është shtet i pavarur dhe shikohet arsyeja që po duan të fillojnë me ushtrinë shqiptare të Shqipërisë.

-Përfaqësues të ambasadës së Britanisë zhvilluan një takim në selinë e PD kur ndërkohë zoti Berisha është shpallur “non-grata”. Si e shihni këtë afrim të përfaqësuesve të ambasadës britanike?

Mund të jetë politikë. Nuk e dallojmë dot sesi është politika pasi ato bashkë janë. Britania dhe SHBA-ja janë në të njëjtën politikë por kam përshtypjen se duan të krijojnë diçka me opozitën pasi nuk duan të ikin në këtë mënyrë në krahun tjetër. Nuk merret vesh se ku shkon opozita, në rast se t’i e ke kundërshtar në një kohë kur ka konflikt të madh në këtë zonë ruso-amerikan. Në të gjithë botën shqiptare në Ballkanin deri tani në influencë e ka SHBA-ja. Edhe Maqedoninë shqiptare ato e kanë. Po të vazhdojë kjo gjendje me këtë konflikt të brendshëm, do të vazhdojë drejtë bashkimit kombëtar, me forcën ndërkombëtare. Ndryshe do të shikojmë se hap pas hapi do të kemi shenja për një bashkim kombëtar. Sa i përket edhe Maqedonisë edhe atje ka një konflikt të brendshëm me politikën e tyre sepse janë dhe bullgarët që janë përgjysmë. E pjesa shqiptare mendohet se shkon me Kosovën. Nga këto lëvizje arrijmë të kuptojmë se fakti që bullgarët kanë oreks për pjesën e Maqedonisë, teksa e gjitha është një plan amerikan, kuptohet se kjo e fundit do të shkojë me Kosovën.

-Ditët e fundit flitet dhe për rrezik lufte mes Izraelit dhe Turqisë?

Dhe këtë e thonë por nuk ka mundësi pasi Turqia është një vend anëtar në NATO. Nuk dinë se çfarë po ndodh underground por fakti që Turqi nuk ka folur publikisht nuk dimë se çfarë po ndodh. Por për një gjë jemi të sigurtë se nuk ndryshojnë doktrinat se doktrina Amerikane pro Izraelit nuk është e re. Është një doktrinë aq e vjetër sa komunistët tanë i thonin kobure në dorë të Amerikës. Por këto janë aleanca e nuk janë kobure. Çështja qëndron që duhet të presim si do të precipitojnë ngjarjet./    S.M

Të fundit

Ursula von der Leyen viziton nesër Tiranën, zbardhet agjenda

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, pritet të vizitojë të mërkurën Tiranën. Gazetarja Eksiola Shehu ka arritur...

Meta në qeli/Monika:Edhe Mandela doli pas 23 vitesh nga burgu, por u martua me grua të re

Monika Kryemadhi tha sot në një konferencë se do ta zbatojë masën e detyrim paraqitjes të caktuar ndaj saj nga SPAK. Ajo bëri edhe një...

Kryemadhi merr përsipër fajin? Deputetja: Çdo shpenzim e kam bërë unë

Kryemadhi: Për çdo gjë që flitet aty Meta nuk ka paguar asgjë vetë, as një shishe ujë, çdo gjë e kam paguar unë, ai...

“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do merrem me procesin ndaj meje

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në 1953. Mamaja ime ka qenë...

Këto shenja janë shakaxhinjtë e horoskopit

Disa shenja të horoskopit njihen për seriozitetin dhe vetëpërmbajtjen, por mes tyre ka edhe nga ato që dallojnë për shakatë dhe humorin e hollë....

Lajme të tjera

Web TV