Pse pensionet rriten bindshëm nga viti 2025?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fatos Çoçoli

  1. Fakti që kryeministri nxori dje përpara një grupi pensionistësh një pjesë të mirë të qeverisë për të shpjeguar reformën e pensioneve, dëshmon seriozitetin me të cilin qeveria ka marrë rritjen reale të pensioneve shumë shpejt. Reforma në pensione do të shpallet në ditët e fundit të këtij viti. Pensioni minimal nga 100 mijë lekë të vjetra në muaj do të kalojë në 150 mijë lekë të vjetra në muaj. Kuptohet, nuk do të rritet që në janar 2025, por kjo do të ndodhë shpejt.

Ministri i ri i Financave e ka deklaruar si sfidën e tij kryesore reformën në pensione dhe ka bërë shumë mirë. Vetë kryeministri Rama ka bërë të ditur se me rishikimin e skemës, nuk do të ketë më pensione poshtë 150 mijë lekëve të vjetra në muaj. Reforma e vitit 2014 që nisi të zbatohej nga janari 2015, pati në themel rritjen e viteve të kontributit për sigurimin shoqëror nga 35 në 40 vite, deri në vitin 2032, si dhe rritjen graduale të moshës së daljes në pension për gratë me dy muaj në vit, për të arritur në 63 vjeç në vitin 2032. Risia tjetër ishte rritja e normës së kontributit për zonat rurale, duke barazuar kontributet e fermerëve me ato të zonave urbane deri në vitin 2017.

Ndërkohë, kjo reformë tashmë është e tejkaluar në kohë dhe qasja duhet ndryshuar rrënjësisht. Ekspertët e Bankës Botërore po ndihmojnë në qasjen e re të reformës dhe është bërë shumë mirë që deri tani nuk ka dalë asgjë publikisht, për të mos ngarkuar të 720 mijë pensionistët tanë me pritshmëri të kota. Mjafton të kujtojmë batërdinë mediatike me indeksimin 4.1 përqind në këtë tetor, që iu “shit” padrejtësisht nga mediat pensionistëve si rritje pensioni, për të fituar klikime në programet e ndryshme televizive. Ndërkohë, vitet e punës për pension u rritën ndjeshëm me reformën e vitit 2014.

Në këtë mënyrë, shumica e pensionistëve jo vetëm që nuk arriti të plotësojë kriteret për pension të plotë, por vit pas viti, ata që dilnin në pension kishin më pak vite pune me kontribute dhe sot marrin pagesa më të ulta se sa pensioni mesatar. Në vitin 2014, kishim mbi 460 mijë pensione pleqërie dhe 28 përqind e tyre ishin me pagesa të pjesshme, ndërsa në vitin 2023, 49 perqind ose gati gjysma e pensioneve të pleqërisë ishin të pjesshme. Pensionet e pjesshme jane rritur ne numër edhe ne këto 10 muajt e pare te këtij viti. Reforma e re do të sjellë ndryshime në llogaritjen e pensionit minimal dhe pensionit social, të cilët tani janë në nivele të njëjta. Do të ndryshohet me ulje edhe numri i viteve të punës për pension minimal dhe pensionin maksimal.

Aktualisht duhen 15 vite pune me sigurime, për të përfituar pension minimal. Në vitin 2023, nevojiteshin 38 vite punë me sigurime të paguara, për të arritur pension të plotë. Skema e sotme do të ndryshojë dhe do të ulen vitet e kontributit për të siguruar pension të plotë. Në vende si Shqipëria, ku një pjesë e madhe e punonjësve janë informalë, një periudhë e gjatë kontributesh i dekurajon punonjësit që të kontribuojnë, veçanërisht emigrantët, që janë jashtë tregut vendas të punës. Mosplotësimi i kriterit të viteve të punës me sigurime ul në mënyrë të jashtëzakonshme përfitimet nga pensioni. Reforma e re do ta ndryshojë këtë qasje.

Lexo edhe :  Nuk janë 6 milionë dollarë, por shumë më tepër dhe nuk janë për Berishën, por për fëmijët

Sot, është absurde që pensionistët e rinj të kenë gjithnjë e më pak vite me kontribute dhe, nga ana tjetër, vit pas viti, bashkë me moshën e daljes në pension, u rritet edhe periudha e viteve me kontribute, që ata të fitojnë pension të plotë. Me ritmet aktuale, pensionistët shqiptarë nuk do të plotësojnë as gjysmën e viteve me kontribute, duke bërë që pagesat e tyre në të ardhmen të jenë shumë të ulëta, gati sa pensioni minimal! Rritja me shpejtësi e përfituesve me pension të pjesshëm tregon se mosha e tretë rrezikon varfërinë ekstreme dhe kjo qasje e reformës së vitit 2014 duhet të marrë fund sa më shpejt./    S.M

Realisht ajo do të përfundojë në dhjetor 2024. Reforma e re do të ngrejë menjëherë pensionin minimal tek ne, duke e shkëputur atë nga pensioni social, i cili do të ngelet 100 mijë lekë të vjetra në muaj. Por të mos harrojmë se pensionistë me pensione shumë të ulta 100-200 mijë lekë të vjetra në muaj kemi mbi 260 mijë sot! Këto pensione do të jenë të parat që do të shtohen bindshëm, duke nisur nga viti i ardhshëm 2025.

Të fundit

Ja pse nuk bëhen publikë donatorët e 6 mln dollarëve, për lobimin e Berishës

Aktivistja Evi Kokalari thotë se donatorët e 6 milionë dollarëve për lobimin e Sali Berishës në SHBA, nuk do...

Shqiptari tenton të hapë derën e avionit që fluturonte nga Zvicra (VIDEO)

Një incident që fatmirësisht është parandaluar nga udhëtarët, ka ndodhur në fluturimin e djeshëm Gjenevë-Prishtinë. Një shqiptar i Kosovës që do të udhëtonte nga...

I veshur si Papë, fotoja me IA e Trump, publikuar nga Shtëpia e Bardhë ‘trazon’ rrjetin

Pasi ditë më parë e tha si me humor “unë dua të jem Papë”, Trump ka bërë një hap konkret, ka postuar një fotografi...

Vrau në gjendje të dehur bashkëshorten, arrestohet shtetasi amerikan Brandon Saporito

Ditën e djeshme, një turist amerikan vrau me thikë bashkëshorten e tij në Shkodër. Njarja ndodhi në hotelin ku çifti po qendronte. Policia e Shkodrës,...

‘Të huajt dikur na shihnin me përçmim’/Nga një vend qesharak, sot dinjitozë në sytë e BE!

Kryesocialisti Edi Rama ditën e sotme ka zhvilluar një takim me banorët në Gjirokastër. Rama u ndal te zhvillimet ekonomike dhe turistike të zonës, duke theksuar...

Lajme të tjera

Web TV