Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rama takim të “qetë” me socilistë, flet për vitin 2030’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama, në një takim me aplikantët për platformën “Deputeti që duam”, theksoi rëndësinë e pastrimit të politikës shqiptare dhe përgatitjen e një brezi të ri liderësh. Gjithashtu ai foli edhe për “Shqipëria 2030”, duke mos u ndaluar mbi zhvillimet e ditës, duke “injoruar” komentet për arrestimin e Ilir Metës.

 

 

Gjatë një takimi të hapur me grupin e tretë të aplikantëve në platformën digjitale “Deputeti që duam”, Kryeministri dhe Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shpërndau mesazhe optimizmi dhe guximi për ata që dëshirojnë të angazhohen në politikë. Ai e përshkroi politikën si një fushë sfiduese, që kërkon forcë dhe kurajë për t’u përballur me vështirësitë e saj. “Politika është një rrugë e vështirë, por vetëm guximtarët ia dalin,” shprehu Rama, duke theksuar se ky angazhim nuk është i lehtë dhe se përfshirja në këtë fushë kërkon një përkushtim të veçantë. Ai e krahasoi rrugën politike me shtigje gjarpëruese, të cilat ndonjëherë janë të rrezikshme dhe herë të tjera janë të mbushura me pengesa. “Kush merr përsipër të hyjë në këtë rrugë, nuk hyn në një udhë të shtruar,” shtoi ai. Kryeministri e konsideroi politikën një shpikje të jashtëzakonshme, që kërkon durim dhe vendosmëri për të mos u dorëzuar përballë sfidave. “Gjithçka varet nga duart; duart e pastra bëjnë një punë të mirë, ndërsa ato të pista krijojnë probleme,” theksoi ai. Duke u fokusuar në momentin aktual të politikës, Rama e përshkroi atë si një periudhë riformësimi, duke theksuar se Partia Socialiste ka përgjegjësinë të udhëheqë këtë proces. Në këtë kuadër ai tha se PS ka detyrën që të udhëheqë ripërtëritjen e politikës. “Përmes platformës “deputeti që duam” të përgatisim fuqinë që do të marrë stafetën. Po përgatisim PS 2030 që do të çojë përpara këtë parti në dekadën e ardhshme. Thotë se janë shumë 3 mandate, po përse janë shumë? Në vendet shumë demokratike të Europës, në vendet me standardet më të larta se shumica e vendeve të Europës, në veri të Europës, kemi parti që kanë bërë histori duke qëndruar 40 apo 50 vjet në pushtet. Kjo nuk është ambicie për pushtet, por për Shqipërinë”, tha Edi Rama. Ai tha se PS duhet të rrisë kapacitetin për të identifikuar dhe zgjidhur problemet duke nisur që nga skuadra e saj në Parlament. “Ky është momenti për të nisur transfuzionin gradual, por jo të vogël, por me prerje”, tha Rama. Ai e sfidoi perceptimin se tre mandate janë të tepërta, duke sjellë si shembuj partitë që kanë mbajtur pushtetin për dekada të tëra në vende të tjera demokratike. “Kjo nuk është ambicie për pushtet, por për të mirën e Shqipërisë,” përfundoi ai. Kryeministri Rama e përfundoi fjalën e tij duke inkurajuar të rinjtë që të angazhohen në politikë dhe të kontribuojnë për një Shqipëri më të fortë dhe më të zhvilluar.

Lexo edhe :  Votimi i emigrantëve në pikëpyetje? KQZ ngre alarmin!

 

Të fundit

“Unë dhe Meta, çdo gjë e kemi arritur vetë”/ Kryemadhi: Do merrem me procesin ndaj meje

“Mamaja ime paska blerë 310 mijë euro, por mamaja ime nuk ka ardhur në Tiranë në 2013, por në...

Këto shenja janë shakaxhinjtë e horoskopit

Disa shenja të horoskopit njihen për seriozitetin dhe vetëpërmbajtjen, por mes tyre ka edhe nga ato që dallojnë për shakatë dhe humorin e hollë....

Pse hekurudha Tiranës-Durrës po ecën shpejt

Nga Fatos Çoçoli Në kantierin e hekurudhës Tiranës-Rinas-Durrës kanë përfunduar afro 85 përqind e punimeve ndërtimore për këtë vepër. Paralelisht po punohet me fazat e tjera...

Kryemadhi: Persona pranë meje janë rrëmbyer dhe u është kërkuar të japin dëshmi të rreme

Monika Kryemadhi po jep një deklaratë për shtyp. Kryemadhi: Dje mora materialin për vendimin e masës së sigurisë për mua, duhej ta lexoja, nuk isha...

“Nuk isha e qetë mendërisht”/ SPAK caktoi masë sigurie, Kryemadhi: Do të gënjeja…

Deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi ka deklaruar se nuk ishte e qetë mendërisht dhe shpirtërisht për të lexuar dosjen 167 faqe të vendimin e...

Lajme të tjera

Web TV