Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Rama kërcënon me burg bizneset: Mos luani me zjarrin, deklaroni pagën e punonjësve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama ka kërcënuar me burg, të gjitha bizneset, që nuk deklarojnë pagën e plotë të punonjësve dhe shmangin pagesën e sigurimeve shoqërore. Ndërsa ka nisur fushatën për t’ju mbushur mendjen të moshuarve se përse nuk po ju rrit pensioneve, Rama zgjodhi këtë herë një biznes, për të dhënë paralajmërimin ndaj tyre, se do të kenë masa administrative dhe penale, në rast se nuk paguajnë të plota, kontributet për punonjësit e tyre.

“Ne kemi detyrimin si qeveri të bëjmë çmos që jeta e tyre të jetë sa më e qetë, që kushtet e jetës së tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur dhe ata që krijojnë punë në këtë vend që janë sipërmarrjet dhe që paguajnë për punën, kamë detyrimin që çdo qindarkë, të çdo pagese, për çdo person që i takon pensionistëve, tu shkojë pensionistëve.

Ky është detyrim i çdo kujt që merr një pagë, e ndërkohë që në sektorin publik ky detyrim është i përmbushur se nuk varet nga sjellja e personit që paguhet, po derdhet në arkën e sigurimeve shoqërore.

Nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat”, tha kryeministri Rama. Për kryeministrin Rama mosdeklarimi real i pagave është një problem i madh që duhet adresuar me urgjencë. E nëse nga bizneset nuk do të ketë reflektim, kreu i qeverisë paralajmëron masa të rënda administratave, por edhe penale.

“Kemi një problem të madh me deklarimin e pagës reale. Një problem shumë i madh që ne jemi shumë të vendosur ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual, por të kërkojmë përmirësim të shpejtë dhe një adresim të shpejtë. Besoj se kompanitë nuk do jetë nevoja të vihen në presionin e masave të rënda administrative, dhe me gjasë edhe penale për grabitjen e pensioneve. Kjo është grabitje.

Është fjalë shumë e rëndë, është një turp shumë i madh, është një sjellje që ka marrë statusin e vijës së sjelljes në shumë biznese, me një mungesë përgjegjshmërie që jam i sigurt që kur u thua grabitje mund të ndihen të fyer, por kjo është grabitje”, vijoi kryeministri.

Lexo edhe :  Starton maratona, 5 mijë pjesëmarrës nga 50 vende të botës

Por pavarësisht gjuhës së ashpër, bizneseve u kërkoi bashkëpunim, duke i qetësuar se ndëshkimi për ta, do të vijë vetëm pas një procesi ndërgjegjësimi që të gjithë të futen në hullitë e ligjit. “Ne nuk do ti pranojmë deklarimet e pagave siç doni ju. Kjo lojë me pagat do të mbarojë, sepse institucionet e të ardhurave nuk do ta pranojnë.

Nëse institucionet ndeshen me kokëfortësi, kur të të kthejnë deklaratën dhe të thonë që nuk e ke ka pagën që deklaron. Mosreflektimi i dytë do këtë procese të tjera që nuk janë për mua dhe për qeverinë, por për institucionet dhe organet e drejtësisë”, tha Rama./   S.M

Të fundit

Përballje Meta- Dumani në gjyq, ish presidenti shfaqet i tensionuar përballë prokurorëve

Ditën e sotme ish-Presidenti është në gjyq përballë kreut të SPAK, Altin Dumani dhe prokurorëve Arben Kraja e Sotir...

Në BURG prej 2 ditësh, Meta nuk harron palestrën/ Basha: Për të mbajtur trupin në formë…

I ftuar ditën e sotme në ‘Breaking’ ka qenë Faik Basha nga Partia e Lirisë, teksa ka folur për gjendjen e ish-presidentit Ilir Meta...

Përhapet me shpejtësi dhe shkakton të vjella e diarre, ja vaksina kundër “Norovirusit”

Mjekët kanë filluar të provojnë vaksinën e parë në botë kundër norovirusit të të vjellave me shpresën se vaksina mund të sjellë përfitime të mëdha shëndetësore...

SHBA paralajmëron për përpjekje të vendeve të huaja për të nxitur dhunë në zgjedhje

Përpjekjet e kundërshtarëve të SHBA-së për të krijuar përçarje mes amerikanëve dhe për të mbjellë mosbesim në rritje tek zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit...

A ishte i qetë Ilir Meta? Ja si përgjigjet deputetja e PL-së, Monika Kryemadhi

Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi pasi doli nga GJKKO ironizoi prokurorët e SPAK, duke i quajtur ata “muskujtjerët e Edi Ramës”. Kryemadhi...

Lajme të tjera

Web TV