Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Bardhi ndan takimin me eurodeputetin në PE: Qeveria synon agjësimin e opozitës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputetët e PD që protestuan një ditë më parë para Parlamentit Europian, vijojnë të jenë në Strasburg, për të zhvilluar takime me zyrtarët europianë atje. Kreu i grupit të PD, Gazment Bardhi ka ndarë një foro nga takimi i tyre me eurodeputetin, Marco Tarquinio, njëherazi kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri.

Bardhi thotë se kanë informuar zyrtarët europianë për situatën që po kalon Shqipëria dhe sipas tij kjo është e vetmja mënyrë për ta çliruar vendin nga qeverisja e kriminalizuar. Bardhi thotë se qeveria po synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të Sali Berishës, apo edhe eksponentëve të tjerë opozitarë.

“Vizita në Parlamentin Europian ishte një mundësi edhe për t’u njohur dhe për t’i uruar suksese në detyrën e re eurodeputetit Marco TARQUINIO, Kryetar i Komitetit të Stabilizim Asociimit BE- Shqipëri dhe përfaqësues i grupit parlamentar “Progressive Alliance of Socialists and Democrats”.

Informimi me fakte e prova për situatën e rëndë që po kalon Shqipëria, është e vetmja mënyrë për të ndihmuar për të çliruar Shqipërinë nga një qeverisje e kriminalizuar dhe e korruptuar, që synon asgjësimin e opozitës përmes burgosjes politike të liderit të saj, apo kërcënimin e çdo kundërshtari politik që i shërben interesit publik dhe denoncon korrupsionin dhe krimin e organizuar.

Kryetarin Tarquinio e informuam paraprakisht edhe për qëndrimin tonë për mbledhjen e javës së ardhshme të SAPC në Tiranë, ku opozita do të marrë pjesë, me propozime konkrete që ndihmojnë Shqipërinë dhe të ardhmen e saj europiane.

Shqipëria europiane është projekti i çdo shqiptari të ndershëm dhe kjo kërkon angazhimin e cilitdo për t’i dhënë fund keqqeverisjes 12-vjeçare së Edi Ramës, si dhe ndërmarrjen e reformave të nevojshme që garantojnë zgjedhjet e lira e të ndershme, luftën efikase kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe shkëputjen e lidhjeve mes Qeverisë dhe krimit të organizuar”, shkruan Bardhi.

Lexo edhe :  Pas arrestimit me dhunë të Metës, Kryemadhi bën sot lëvizjen e papritur, ja çfarë pritet

Në takim kanë marrë pjesë edhe Jorida Tabaku, Albana Vokshi, Agron Gjekmarkaj dhe Flamur Noka. /e.t

Të fundit

Rreth 25 milionë amerikanë hedhin votën për zgjedhjet presidenciale

Ndërsa miliona amerikanë u drejtohen qendrave të votimit, kandidatja demokrate për presidente, Kamala Harris, kërkon mbështetjen e votuesve të...

Kingji në Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve: Rrisim nivelin e trajnimit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjeneralmajor Arben Kingji, inspektoi Qendrën e Arsimimit Profesional të Ushtarëve në Bunavi, Vlorë. Në këtë qendër...

Ndryshimi i orës po dëmton shëndetin? Ekspertët: Të mbahet gjithmonë ora dimërore

Në orën 03:00 të mëngjesit, në datën 27 tetor, akrepat e orës do të kthehen 60 minuta mbrapa, duke shënjuar kështu fillimin e orës...

Magazina plot me hashash në Korçë, mes të arrestuarve edhe disa gra. Zbulohet roli i tyre

Pas një aksioni të policisë në fshatin Voskop të Korçës, është zbuluar një magazinë e mbushur me hashash. Mësohet se në sajë të aksionit janë...

Takimi në Parlamentin Europian, PD: Rama nuk lejon Reformë kuptimplotë Zgjedhore

Deputetët e PD-së, të cilët ndodhen në Strasburg, kanë zhvilluar një takim me koordinatorin e EPP në Parlamentin Europian, Michael Gahler. Sipas një njoftimi nga...

Lajme të tjera

Web TV