Ibsen Elezi zbulon se kush ishte figura e PD para Berishës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi, ka deklaruar në një studio televizive se nocionet e para për të djathtën në Shqipëri i ka mësuar nga babai i tij.

Ai ka theksuar se në atë kohë figura kryesore para Sali Berishës ishte Gramoz Pashko.

“Unë nocionet e para për të djathtën i kam mësuar prej tim eti. Por di shumë mirë që në maj ’91, Berisha spastroi PD. Mbushja me sigurimsat e shtetit nuk është fakt siç thotë zoti Demaliaj.

Dominanca është krijuar pas 31 marsit kur u godit kulti i nismëtarit në të gjithë Shqipërinë dhe me këtë u goditën të gjithë ata njerëz që ishin çuar me iniciativën e vetë. Njerëzit që kanë kurajo për t’u përballur me regjimin është shumë e vështirë për t’iu nënshtruar. Ajo që thotë zoti Demaliaj, unë e kam me fakte se e kam studiuar këtë pjesë. Ka ndodhur në periudhën prill-maj të ’91 ku u zëvendësuan nismëtarët. U vendos kontrolli i plotë i degëve të PD dhe kontrolli i plotë në Tiranë.

Ka pasur për shembull dhe elementë të dukshëm dhunues në atë kohë. Figura kryesore në atë kohë, pak më para Berishës ishte Gramoz Pashko. Desidentët e vërtetë në atë kohë ishin në burg, At Zef Pllumi ishte në burg”, u shpreh Elezi./K.B

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV