Verë dhe vjeshtë/ Mot i kthjellët dhe temperatura deri në…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Meteorologia Lajda Porja nga MeteoAlb, në një lidhje të drejtpërdrejtë, parashikoi një javë me diell për Shqipërinë, me kthjellime dhe vranësira të lehta, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Ajo theksoi se, megjithëse do të ketë disa vranësira, nuk priten reshje.

Sipas saj, moti do të mbetet i kthjellët deri në fundjavë, me temperatura që do të rriten nga e mërkura, duke arritur kulmin në 29 gradë Celsius. Në qytetin e Pukës, temperatura është regjistruar në 5 gradë, ndërsa në Elbasan, maksimalja arrin deri në 27 gradë. Porja theksoi se disa zona do të shënojnë temperatura më të larta se mesatarja, duke e bërë këtë javë ideale për frekuentimin e bregdetit.

“Një tjetër javë me diell, ku frekuentohet bregdeti. Parashikohet që të jetë një javë me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, kryesisht në pjesën e dytë të ditës. Edhe pse kemi praninë e vranësirave, nuk do të kemi rreshje. Deri në fundjavë moti do të jetë i kthjellët, mundësia për rreshje shoiu është zero.

Sot termometri regjistron 5 gradë Celcius në qytetin e Pukës dhe maksimalja 27 gradë në Elbasan. Rreth vlerës 25-26 gradë do të jenë të gjitha qytetet, teksa do të ketë rritje temperaturash nga e mërkura e në vazhdim, ku do të kulmojë temperature 29 gradë. Në disa zona termometri regjistron edhe 4 ose 5 gradë Celcius më lartë sesa mesatarja”, u shpreh meteorologia./    S,M

Të fundit

Google dështoi të paralajmërojë 10 milionë njerëz për tërmetin në Turqi

Google ka pranuar se sistemi i tij i paralajmërimit të hershëm për tërmetet dështoi të njoftonte me saktësi njerëzit...

Ngjarje e rëndë/ Tronditet futbollisti i njohur, djali i tij 1-vjeç humb jetën

Mesfushori i Barit, Mathias Verreth ka humbur djalin e tij 14-muajsh pasi ndërroi jetë. Lajmi tronditi të gjithë komunitetin me klubin që njoftoi, në...

A është noti pas ngrënies i dëmshëm?/ Fakte që duhet t’i dini

Nëse keni probleme me zemrën ose qarkullimin e gjakut, bëni kujdes, sepse çdo hyrje e papritur në ujë mund të shkaktojë probleme Rekomandimet verore, si...

1915 – Shtetet e Bashkuara nisin një okupim 20-vjeçar të Haitit

Më 28 korrik 1915, trupat e marinës amerikane zbarkuan në Haiti, duke nisur një pushtim ushtarak që do të zgjaste dy dekada, deri në...

‘Orteku Murinjo’ në turizmin shqiptar po ngadalësohet…

Eduard Zaloshnja Më 2022 u regjistruan në Shqipëri 7.5 milionë hyrje me pasaporta të huaja (https://www.instat.gov.al/al/temat/industria-tregtia-dhe-sh%C3%ABrbimet/turizmi/#tab2 ) - një rritje prej 17.7%, krahasuar me vitin para pandemisë...

Lajme të tjera

Web TV