SPAK e mori të pandehur/ Kryebashkiaku Duro: S’ka shpërdorim detyre, por plotësim detyre

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pak pasi SPAK njoftoi marrjen si të pandehur të kryebashkiakut socialist të Devollit, Eduard Duro, ka reaguar vetë ky i fundit, duke u shprehur se procedurat ishin konform ligjit dhe Sektori i tatim-Taksave ka dhënë autorizimin për shitje të karburantit, për të cilin akuzohet se ka dhënë licencën në mënyrë të paligjshme.

Zyrtari vendor këmbëngul se ai ka firmosur çdo gjë që kërkon ligji dhe se bëhet fjalë për “detyrë të plotësuar” nga një kryetar bashkie.

“Sektori i tatim-taksave ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe konform ligjit. Shtetasit J.K dhe M.K kanë bërë denoncim se ky dokument nuk duhej dhënë subjektit “Genci Petrol”. Kam firmosur çdo gjë siç e kërkon ligji dhe nuk bëhet fjala për shpërdorim detyre, por për detyrë të plotësuar në kushtet e një kryetari bashkie”, u shpreh Duro.

Edhe Zyra e Shtypit të Bashkisë ka reaguar gjithashtu, duke ndarë dokumentin e autorizimit për subjektin.

“Lidhur me lajmin që sapo është publikuar, po ju vendosim në dispozicion autorizimin që është dhënë nga ana e Bashkisë Devoll për karburantin. Autorizimi është bërë nga drejtoria e tatim taksave, konform ligjit. Në këtë rast, nga ana e kryetarit të bashkisë Eduard Duro është firmosur autorizimi, duke plotësuar detyrën në kushtet e një kryetari bashkie. Nga ana e palës tjetër, është bërë denoncim se ky dokument nuk duhej t’i jepej subjektit “Genci Petrol”, por në këtë rast autorizimi është dhënë sipas ligjit”./e.t

Të fundit

Pas Alimehmetit, edhe Lisandër Hoxha kërkon rivlerësimin e votave preferenciale

Kandidati i PD në zgjedhjet e 11 majit, Lisandër Hoxha, i është drejtuar me një kërkesë Komisionit të Ankesave...

Deputeti socialist: 83 mandatet e PS janë meritë e Saliut!

Për deputetin socialist Petro Koçi, vota e 11 majit ishte një protestë ndaj Berishës. I ftuar në edicionin ‘Tirana Live’, Koçi tha se në...

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje me ligjin 2020. Ai ka sqaruar...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Lajme të tjera

Web TV