Spiropali mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “L’Attesa-Pritja” në Vatikan

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në kuadrin e vizitës në Vatikan, Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, mori pjesë në shfaqjen e dokumentarit “L’Attesa-Pritja”, nga Roland Sejko, kushtuar vizitës së Atit të Shenjtë, Papa Françeskut, në Shqipëri, më 21 shtator 2014.

Kryetarja Spiropali, në fjalën e saj nënvizoi se Papa Françesku erdhi në Shqipëri, për të bekuar popullin e vuajtur, por të mbijetuar, për të vlerësuar dialogun ndërmjet besimeve, për t’u dhënë shpresë e besim popullit shqiptar.

Në 10-vjetorin e kësaj ngjarjeje të paharruar lindin emocione të forta, përmes dëshmive të rrugës së Shqipërisë, nga errësira drejt dritës.

Duke vlerësuar Kardinalin Ernest Simoni, pjesëmarrës në këtë aktivitet, i cili ka kaluar 28 vite në burgjet komuniste, znj. Spiropali u shpreh se me mendje të kthjellët dhe shpirt në paqe, ai është, siç e ka quajtur, Papa Françesku, një martir i gjallë i besimit dhe lirisë. S.B

Të fundit

Toka dhe shtëpia pa letra, avokati shpjegon hapat: Ja si t’i regjistroni!

Mëngjesin e sotëm në “Koha për t’u zgjuar” ishte i ftuar avokati Erald Aga, i cili foli në lidhje...

Diagnostikimi i sëmundjes së Alzheimerit vetëm me një analizë gjaku!

FDA ka dhënë dritën jeshile për testin e parë të bazuar në analizën e gjakut për diagnostikimin e sëmundjes së Alzheimerit, një teknologji premtuese...

Fshati zviceran “gëlltitet” nga akullnaja/ Pamjet pas katastrofës (VIDEO)

Pamjet e reja befasuese tregojnë momentin kur një fshat zviceran varroset nga një akullnajë e rrëzuar, duke shkatërruar shtëpi me kryebashkiakun që tha se...

Gjermanët kursejnë shumë, burrat më dorështrënguarit! Ja arsyet

Gjermanët nuk e kanë problem të marrin kredi, por preferojnë të kenë kursime në rast të një situate të paparashikueshme, në mënyrë që kredia...

Projekti i BB për turizmin, qeveria kërkon shtyrje të afatit për shtesën 30 mln USD

Qeveria ka kërkuar shtyje me 11 muaj të afatit të mbylljes së shtesës së projektit i”Zhvillmi i Integruar Urban dhe Turizmi në Shqipëri” mbështetur...

Lajme të tjera

Web TV