Balla me Eurodeputetët e Komitetit të Stabilizim-Asociimit/ Zbardhen diskutimet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Balla takim me Eurodeputetët e Komitetit të Stabilizim-Asociimit: PE mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e Ballkanit Perëndimor

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, zhvilloi sot një takim me eurodeputetët e Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Europian.

Ky takim i rëndësishëm u mbajt në një moment kyç për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit, pas konferencës së dytë ndërqeveritare dhe hapjes së kapitujve themelorë të negociatave me BE-në.

Në fjalën e tij Balla theksoj se Parlamenti Europian mbetet një mbështetës i palëkundur i procesit të zgjerimit të BE me Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.

Sipas Ballës, Shqipëria hapi zyrtarisht negociatat për Grup-Kapitujt, “Themeloret” duke shënuar një moment historik kurorëzimi i përpjekjeve të mëdha të deritanishme në fushën e mirëqeverisjes, sundimit të ligjit dhe antikorrupsionit.
“Shqipëria ka bërë përparim të thellë falë vendosmërisë politike, mbështetjes së madhe popullore të shoqërisë dhe punës së palodhur të administratës”, theksoi ndër të tjera Balla gjatë takimit. Ai vlerësoi përkrahjen e vazhdueshme të Parlamentit Evropian dhe të eurodeputetëve përgjatë procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

Ministri Balla falenderoi eurodeputetët për miratimin e raportit të fundit, që mbështet anëtarësimin e Shqipërisë në BE deri në vitin 2030 dhe evidenton mbështetjen e institucioneve evropiane për reformat e ndërmarra në Shqipëri.

Në takim u diskutua gjithashtu për përparimet në procesin e vetting-ut dhe për operacionet e SPAK, të cilat kanë çuar në hetime, ndjekje penale dhe dënime të rëndësishme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

“Parimet thelbësore të Bashkimit Europian, duke përfshirë respektin për të gjitha të drejtat e njeriut, veçanërisht të drejtat e pakicave, demokracinë dhe sundimin e ligjit, janë ideale që Shqipëria i ka zhvilluar si vlera dhe është e përkushtuar t’i mbajë dhe t’i mbrojë, si në vend ashtu edhe në forumet ndërkombëtare dhe rajonale”, theksoi Balla, duke nënvizuar përpjekjet për një bashkëpunim të ngushtë me shtetet anëtare dhe institucionet e BE-së, për të siguruar që çdo hap drejt integrimit të jetë i mbështetur dhe gjithëpërfshirës.

Lexo edhe :  Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

Si Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Balla theksoi angazhimin e tij për ta bërë procesin gjithëpërfshirës, duke përfshirë institucionet, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit, në mënyrë që çdo hap në këtë rrugëtim të kontribuojë në përmbushjen e synimit për një Shqipëri evropiane./e.t

Të fundit

Ultimatumi i Ramës, japin dorëheqjen të gjithë drejtorët në Bashkinë e Durrësit

Ashtu siç u bë e ditur nga takimi i dy ditëve më parë mes Kryeministrit Rama dhe strukturave lokale...

Gjendet parcela me kanabis në Has, procedohet kryeplaku

Vijon operacioni kombëtar kundër kultivimit të bimëve narkotike, i koduar “Koordinata”. Si rezultat i kontrolleve intensive nga toka dhe ajri, me mbështetjen e dronëve...

Shërbimi Sekret i SHBA pezullon 6 agjentë pas sulmit ndaj Trump

Shërbimi Sekret i SHBA-së, agjencia që mbron presidentët, familjet e tyre dhe udhëheqësit e huaj që vijnë për vizitë, ka pezulluar gjashtë punonjës. Masa...

Aksioni i IKMT-së për shembjen e ndërtimeve në Theth, protestueses i bie të fikët

Njërit prej protestuesve kundër aksionit për shembjen e objekteve në Theth i ka rënë të fikët. Nga pamjet nga vendngjarja, duket se pranë tij kanë...

Nxehtësia ekstreme është e ardhmja jonë – qytetet evropiane duhet të përshtaten

Nga Alexander Hurst* Gjelbërimi, hija dhe pishinat nuk do ta zgjidhin krizën klimatike – por po bëhen gjithnjë e më jetike. Tre vite më parë, kur...

Lajme të tjera

Web TV