“Mosbindja civile vijon”/ Policia çoi në SPAK 19 deputetë, reagon ashpër PD

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arrestimet dhe vënia në hetim e protestuesve, mes të cilëve gati gjysma e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, pas protestës së 29 tetorit për opozitën është provokim.

Nga Fieri e Elbasani, deputetët demokratë Tomorr Alizoti dhe Luan Baçi hodhën akuza se shoqërimet e protestuesve janë presion që nuk i ndal demokratët për të vijuar mosbindjen civile

Pas këtyre qëndrimeve, kreu i PD Sali Berisha nga izolimi tha se protesta nuk bllokoi rrugët por çliroi vendin për 3 orë. Ai paralajmëroi se mosbindja civile do të vijojë me zaptim institucionesh.

Dje ishin vetëm 3 orë. Por herën tjetër do të jenë 3 ditë. 3 javë po të jetë nevoja. Dhe jo bllokim rrugësh. Por okupim të atyre institucioneve pa të cilat narkoshteti nuk do mund të funksionojë. Të rikujtoj se kemi ezauruar vetëm 2 nga 77 mënyrat e mosbindjes civile. Kemi 75 mënyrë të tjera dhe do përshkallëzohen si në impakt dhe në kohë, si në destinacione ashtu dhe në revoltë dhe në zemërim” tha Berisha.

Sali Berisha tha se Rama duhet të pranojë kërkesën kryesore të tyre për qeveri teknike pa të kryeministër./K.B

Të fundit

Hakerët “ndërpresin mbledhjen e këshillit gjerman”, transmetojnë një video pornografike

Një takim i këshillit lokal në Bodensee të Gjermanisë u ndërpre këtë javë kur hakerat morën kontrollin e transmetimit...

Si ta mbani djersën nën kontroll gjatë ditëve të nxehta të verës

Nxehtësia është sfiduese, por djersitja nuk është armiku juaj, përkundrazi, është një funksion vital i trupit Djersitja është një proces i natyrshëm dhe jetik për...

Trump paralajmëron Tajlandën e Kamboxhian: S’ka marrëveshje tregtare nëse ka luftë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, deklaroi se ka telefonuar udhëheqësit e Tajlandës dhe Kamboxhias për t’i nxitur të ndalin konfliktin kufitar që ka shpërthyer...

Meta i jep fund reklamave politike në Facebook dhe Instagram

Kompania Meta, nën të cilën operojnë Instagram dhe Facebook, ka njoftuar se do të anulojë plotësisht opsionin e reklamave politike dhe zgjedhore në vendet...

Situata del jashtë kontrollit edhe në Piqeras, zjarri përparon drejt banesave

Një vatër zjarri ka dalë jashtë kontrollit në fshatin bregdetar të Piqerasit, duke shkaktuar alarm mes banorëve dhe bizneseve në zonë. Flakët, që po përhapen...

Lajme të tjera

Web TV