Plan për zgjerimin e tokës ku do ndërtohet “Etje” për apartamente në Vlorë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas stopimit të pak viteve më parë ndërtimet e objekteve, kryesisht banimi në qytetin e Vlorës kanë nisur vrullshëm duke u shtrirë edhe në zonat rreth qytetit.

Kërkesat janë të larta pohon kreu i dhomës së tregtisë në vlorë, Arben Breshani duke ndikuar në trefishim të çmimit për metër katror krahasuar me 3 -4 vite.

‘Për herë të parë është kërkesa më e madhe se oferta që ka qyteti. Çmimet thuajse janë dyfishuar në çdo zonë”, shprehet Breshani.

Mbi zhvillimin territorial tashmë Vlora është zgjeruar në disa hapësira të reja, ndërsa me prioritet po shihet plazhi i vjetër deri në Zvërnec.

“Për vendasit, blerja e një apartamenti është bërë i vështirë, ndërsa janë të huajt ata që po blejnë në qytetin bregdetar“, theksoi ai.

“Ne po kërkojmë stabilitet të çmimit aktual, nuk diskutohet më rënia e çmimeve, po do ketë edhe dyfishim tjetër në bregdet”, thotë Breshani.

Në planin territorial të Bashkisë Vlorë, është propozuar ndryshimi I destinacionit të territorit të Panajasë e fshatrave përreth duke kaluar nga tokë bujqësore në tokë për ndërtim, si një mënyrë për të zgjeruar hapësirën e ndërtimit, marr parasysh kërkesën e lartë për blerje banesash./    S.M

Të fundit

Avokati i Ilir Metës në merak edhe për bashkitë: Janë bërë si Komitetet Ekzekutive

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka sulmuar kryeministri Edi Rama në lidhje me ndërhyrjen që ky i fundit...

Malaj sherr live me gazetarin: Mos më fol për ndërzimin e lopëve mua

Një debat i ashpër është zhvilluar në “Off the Record” mes analistit Floger Muça dhe ish-ministrit të Financave, Arben Malaj. Gjithçka nisi kur Malaj, akuzoi...

Shkak telefoni i Laert Haxhiut, shkarkohet drejtori i burgut të Drenovës, Fatjon Fasho

Shkarkohet pa shkresë drejtori i burgut të Drenovës. Burime bëjnë me dije se Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka shkarkuar drejtorin Fatjon Fasho. Nga komunikimi...

Kaos para fluturimit, pasagjerët hidhen nga krahët e avionit të “Ryanair”

Në aeroportin e Palma në Spanjë, në orët e para të së premtes, 4 korrik, paniku kaploi pasagjerët brenda avionit të Ryanair që do...

Emigrimi si faturë e papaguar e biznesit

Nga Shpëtim Luku Shumë vite më parë, në një bisedë me një biznesmen të njohur shqiptar, ai më theksoi se sfida më e madhe me...

Lajme të tjera

Web TV