Bizneset greke duan Shqipërinë, synojnë energjinë dhe turizmin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Sipërmarrjet greke kërkojnë të zgjerohen edhe në Shqipëri. Dhomat e Tregtisë që operojnë në dy vendet po lidhin ura bashkëpunimi për të shkëmbyer ide dhe mundësi investimi.

Greqia e ka humbur pozitën e saj si investitor i madh në Shqipëri. Deri në vitin 2017, bizneset me kapital grek investonin deri në 1 miliard euro, por që nga dekada e kaluar, stoku ka rënë rreth 80%. Largimi i disa kompanive që operonin në sektorët e bankingut dhe telekomunikacionit ka ndikuar në këtë rezultat.

Megjithatë, tashmë interesi është rikthyer dhe shumë sipërmarrje nga vendi fqinj dëshirojnë të zgjerohen në vendin tonë, kryesisht në fusha si turizmi, energjia, ushqimi dhe ndërtimi.

Ky bashkëpunim është diskutuar edhe në një forum të mbajtur në Tiranë, ku Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë kanë kërkuar të ngrejnë ura të reja bashkëpunimi.

Kompanitë greke kanë qenë ndër të parat që kanë investuar në Shqipëri pas viteve ’90. Por kriza financiare globale, që nxori në pah problemet e borxhit të Greqisë dekadën e kaluar, detyroi shumë kompani të tërhiqen nga tregje kryesisht të vogla, për të reduktuar shpenzimet./      S.M

Të fundit

Frika nga gjumi post- elekt

Nga Frrok Çupi Kjo që po bën Edi Rama nga njëri qytet në tjetrin, Jug e Veri, ngjan si një...

“Nuk i njohim zgjedhjet”/ Berisha njofton rikthimin e protestave

Kreu i PD Sali Berisha ka deklaruar sërish se opozita nuk i njeh zgjedhjet parlamentare të 11 majit për shkak të shkeljeve të pretenduara,...

Cila ishte paradhoma e nazizmit?

Ideologjia e nazizmit rrjedh nga Shoqëria Thule: inkubatori i Partisë Nacional Socialiste Gjermane, e cila besonte në "detyrën hyjnore" të racave superiore. Në trazirat politike...

Talenti shqiptar firmos me Feyenoord-in, gjiganti hollandez i beson për 3 vite

Mesfushori 15-vjeçar shqiptar, Lorenc Perlala, ka firmosur një kontratë me ekipin holandez të Feyenoord, që do ta mbajë të lidhur me klubin deri në...

Zbulohet ‘foleja’ e prostitucionit në Tiranë/Në pranga tutori 20-vjeçar, në kërkim tjetri

Policia e Tiranës ka arrestuar një 20-vjeçar i cili në bashkëpunim me një kolumbian trafikonin vajza të huaja, kryesisht nga Kolumbia, për t’i shfrytëzuar...

Lajme të tjera

Web TV