Diddy kërkon që dëshmitarëve t’u ndalohen deklarimet jashtë gjykatës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Avokatët mbrojtës të reperit të njohur, P. Diddy, të dielën, për herë të dytë, kanë kërkuar nga gjykata që t’i urdhërojnë dëshmitarët të mos japin deklaratë jashtë gjykatës, për shkak të vëmendjes së madhe mediatike që ka marrë rasti i yllit.

TMZ ka raportuar se një dëshmitari, emri i të cilit është Courtney Burgess, ka dhënë shumë intervista gjatë ditëve të fundit përfshirë edhe avokaten e tij, Ariel Mitchell, ndërkohë që krijuesi i hitit “I’ll Be Missing You”, këto deklarata i ka quajtur të pavërteta dhe se kanë për qëllim ta njollosin emrin e tij.

Mitchell i ka thënë TMZ-së se Burgess është ftuar të dëshmojë sepse ai ka qenë i pranishëm dhe se ka parë disa video eksplicite, në të cilat shihet Diddy dhe të tjerë të famshëm duke kryer marrëdhënie intime.

Ekipi i avokatëve të Diddyt, duke u bazuar në dokumenteve gjyqësore, ka deklaruar se autoritet kanë qenë duke e hetuar rastin e reperit për gati një vit dhe e dinë se në ndejat e ashtuquajtura “të çmendura” nuk përfshiheshin burra e të mitur.

Ata kanë deklaruar se mostrajtimi i këtyre pretendimeve si mashtrime, konspiracionet nëpër rrjete sociale po vazhdojnë të përhapen e të krijojnë gënjeshtra ndërkohë që mendojnë se klienti i tyre mund të mos gjykohet fer, si pasojë e vëmendjes mediatike që ka marrë rasti i tij. s.b

Të fundit

Mitsotakis: Kush vjen nga Afrika e Veriut, arrestohet

Greqia nuk do të mirëpresë më azilantë nga Afrika e Veriut. Këtë fakt e ka bërë të ditur Kryeministri...

Vrau me thikë ish-partneren shtatzënë, burg përjetë për shqiptarin

Shqiptari nga Kosova, Bujar Fandaj, është dënuar me 40 vite burg nga Gjykata e Trevisos në Itali për vrasjen e ish-partneres së tij, 26-vjeçarja...

Dashnor Sula: “PD, e vetmja opozitë në botë që gëzohet kur nuk fiton”

Dashnor Sula, në një intervistë në Report TV, tha se PD është e vetmja opozitë që gëzohet kur humbet. Sipas tij, demokratët janë në...

Eduard Zaloshnja: Ushqimet 1% më të shtrenjta se në BE, të ardhurat 59% më të ulta…

EDUARD ZALOSHNJA - Sipas Eurostatit, Indeksi i Çmimeve të Ushqimeve dhe Pijeve jo Alkoolike për Shqipërinë është 101%. Që do të thotë se çmimet...

Përballje titanësh në gjysmëfinalen e Botërorit, formacionet zyrtare të Real Madrid-PSG

PSG dhe Real Madrid përballen sot në gjysmëfinalen e Botërorit të Klubeve, një duel që për shumëkënd është finalja e mirëfilltë e këtij turneu...

Lajme të tjera

Web TV