Gonzato: Drejtësia dhe kujtesa, hapa kritikë për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato vizitoi sot Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit.

Ai diskutoi me drejtoreshën e AIDSSH, Gentiana Sula mbi rolin e tyre vendimtar për të hedhur dritë mbi periudhën e errët të së shkuarës komuniste.

“Përcaktimi i së vërtetës, rivendosja e transparencës dhe dëmshpërblimi i duhur i viktimave të brutalitetit komunist janë e vetmja mënyrë për të rikthyer dinjitetin e viktimave dhe për t’i hapur rrugën pajtimit”, theksoi Goznato.

“Drejtësia dhe kujtesa janë hapa kritikë për Shqipërinë drejt anëtarësimit në BE”, nënvizoi ai.

“Me mbështetjen e BE-së, Shqipëria po trajton çështjen e personave të zhdukur në një përpjekje për të nderuar viktimat si dhe për të edukuar të rinjtë e saj përmes gabimeve të së shkuarës”, shtoi më tej ambasadori i BE-së, Silvio Gonzato. S.B

Të fundit

Zgjedhjet parlamentare 2025, më 11 janar nis regjistrimi i votuesve jashtë vendit!

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi, ka njoftuar se më 11 Janar 2025 do të fillojë...

Një lajm i keq për botën, zbuloni parashikimet e “The Simpsons” për 2025

Në vitin 2000, u transmetua episodi i sezonit të 11-të “Bart to the Future”, i cili i referohej në mënyrë të frikshme ngjitjes së...

Sondazhi në Shqipëri: 75% e të rinjve 14-28 vjeç nuk janë në një marrëdhënie romantike

Revolucioni digjital gjithnjë i bën gjithnjë e më shumë gjeneratat e reja jo sociale. Shumica e të rinjve aktualisht nuk preferojnë të jenë në...

Fluksi i vizitorëve në juglindje, trafik i rënduar në Elbasan, radhë mbi 6 km dhe vonesa

Trafiku i rënduar vijon të krijojë probleme në aksin Elbasan-Metalurgjik, ku automjetet janë bllokuar në radhë për më shumë se 6 kilometra. E njëjta situatë...

Vendet më të mira evropiane për të investuar në prona në vitin 2025

Investimi në pronë nuk ka qenë kurrë kaq i nxehtë në vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore, ku Lituania dhe Hungaria po ofrojnë kthimin...

Lajme të tjera

Web TV