Donald Trump po përgatitet të zgjedhë ekipin e tij kryesor përpara kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë, pasi Kamala Harris deklaroi një transferim paqësor të pushtetit.
Në fjalimin e saj të parë që nga humbja e zgjedhjeve , Harris u tha mbështetësve: “Unë e di që shumë njerëz ndihen sikur po hyjmë në një kohë të errët, por për të mirën e të gjithë ne, shpresoj që të mos jetë kështu”.
Në një fitore vendimtare, Trump fitoi pesë nga shtatë shtetet e fushëbetejës dhe është përpara në dy të fundit që ende nuk janë deklaruar, Nevada dhe Arizona.
Ndërkohë, republikanët kanë rimarrë kontrollin e Senatit të SHBA-së, ata gjithashtu udhëheqin garën për të kontrolluar Dhomën e Përfaqësuesve, por mund të duhen ditë për një rezultat përfundimtar./ S.M