Elton Ilirjani: “Shqipëria është një vend i pasigurt për mua ndaj lëviz me truproja”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Biznesmeni Elton Ilirjani  ka qenë i ftuar në emisionin Opinion mbrëmjen e djeshme, ku ka folur për jetën dhe karrierën e tij, sidomos sukseset që kanë qenë të vrullshme këtë periudhë për supermodelin.

Mes angazhimesh, i vendosur për pak kohë në Tiranë, Ilirjani është shprehur se Shqipërinë e sheh si një vend të pasigurt ndaj edhe lëviz me truproja.

Pjesë nga intervista:

Blendi Fevziu: Pashë kur mbërrite erdhe me shoqërues, me truproja. Pse?

Elton Ilirjani: Sepse Shqipëria është vend i pasigurt për mua.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Sepse nuk mund të dal kështu i veshur në Tiranë.

Blendi Fevziu: Çfarë reagimi do kishte?

Elton Ilirjani: Reagimi mund të ishte edhe thjesht ofendues, dhe për një 44-vjeçar…

Blendi Fevziu: Unë mendoj që ofendime mund të kesh marrë sa të duash në jetë, siç mund të kesh marrë edhe mbështetje?

Elton Ilirjani: Po, por edhe nuk dua t’i dëgjoj më.

Blendi Fevziu: Pse?

Elton Ilirjani: Kam zgjedhur mos t’i dëgjoj më sepse jam 44 vjeç dhe nuk dua, nuk dëshiroj dhe nuk i meritoj ato fjalë.

Blendi Fevziu: Po nëpër komente nëpër Instagram ka shumë që të shajnë?

Elton Ilirjani: Unë jam shumë i drejtpërdrejtë. Unë i fshij të gjitha komentet negative nga Instagrami im sepse dua vetëm komente të mira tek profili im.

Blendi Fevziu: Po si do përballesh në jetë ti kur përzgjedh vetëm gjënë e mirë dhe asnjëherë atë kritike?

Elton Ilirjani: Jam përballur shumë fuqishëm me gjëra të këqija dhe jam këtu ku jam dhe nuk e kam pasur të thjeshtë. Edhe në Amerikë nuk besoj se ma kanë hapur rrugën kaq thjesht. Jam përballur, por thashë në moshën 44-vjeçare të paktën personalisht nuk dua të përballem më me çështje mentaliteti dhe kjo është zgjedhje. S.B

Të fundit

Jeruzalemi i 1099, pelegrinazhi që u kthye në kasaphanë

Përgatiti: Leonard Veizi  Mbi rrëzë të shkretëtirës, nën flakët e një dielli verbues që i ngjante më shumë mallkimit sesa...

SHBA heq Al-Nusran e Sirisë nga lista e organizatave terroriste

Shtetet e Bashkuara kanë bërë të ditur të hënën se organizatën Hayat Tahrir al-Sham (HTS), të njohur edhe si Fronti Al-Nusra nuk e konsiderojnë...

Ulen temperaturat/ Moti për ditën e sotme

Ditën e sotme vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet fillimisht i kthjellët në të gjithë...

A ndihmohen dot fermerët me 30 milionë euro garanci shtetërore?

Fatos Çoçoli Nën nxitjen dhe këmbënguljen e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Ministria e Financave ka njoftuar se qeveria do të ofrojë garanci shtetërore...

Arabia Saudite si Kanadaja, sistem i ri klasifikimi për të punësuar të huajt

Arabia Saudite ka prezantuar një sistem të ri klasifikimi (si Kanadaja) për lejet e punës tek të huajt, si pjesë e përpjekjeve të saj...

Lajme të tjera

Web TV