“Ju vidhni e na thoni pastrohuni ju”/ Sula: Do shikojmë xhevahire

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Deputeti i PD-së Dashnor Sula ka akuzuar maxhorancën për vjedhje. Duke marrë fjalën pas deputetit të PS-së Toni Gogu, Sula tha se vjedhjen e bën maxhoranca dhe i kërkohet të pastrohet opozita.

“Sa veta ke në burg nga krahu jot? I ke numëruar ndonjëherë? Ju vidhni e na thoni pastrohuni ju. Ai tjetri thotë ishte e rrezikshme dëshmia e Ilir Beqajt do ju trondiste. Ne do na trondiste apo ju. Ore Beqaj a është i juaji apo i joni?! Jeni të çuditshëm. Një shqisë e keni që të kuptoni?! Sigurisht që s’kemi parë gjë akoma, inceneratori nuk është vjedhje e madhe 430 mln euro ne presim të kalojë 1 mld”, tha Sula.

Më tej ai i kërkoi kryeparlamentares Elisa Spiropali të mos bllokojë propozimin e PD-së që deputetët të deklarojnë nëse kanë përdorur aplikacionet e bisedave Sky ecc dhe enchrochat.

 

Kreu i grupit parlamentar të PD-së, grupi parlamentar i PD ju ka paraqitur juve një projektvendim që të bëhet një ndryshim në rregullore që 140 burra dhe gra të këtij parlamenti të deklarojnë nëse kanë përdorur chat dhe sky enchrochat.

 

Mos tentoni të bllokoni këtë projektvendim të grupit parlamentar të PD-së. Siç keni bërë dhe me vendimet e Gjykatës Kushtetuese që i mbani në sirtar. Ne që s;kemi parë gjë akoma, i kemi dhe këtu mbrapa dhe këtu (para) me enchrochat dhe sky. Të jeni të sigurt që do shikojmë xhevahire. Për çfarë i duhet një ministri chati i inkriptuar për të folur me të dashurën, mund të flasin dhe me një telefon normal. Interesi publik është që të gjithë deputetët dhe politikanët të respektojnë ligjin. Prandaj znj. Kryetare mos blloko kërkesën tonë. Kryeministri nxori urdhër që trupa e policisë të bënte vetëdeklarimin, ndërsa vetë deputetët apo ministrat duhet të përjashtohen nga ky rregull. Është e pamoralshme kjo gjë”, tha deputeti i PD.

Lexo edhe :  Jordan Aviation nis fluturimet charter direkte nga Ammani drejt Tiranës

Nga ana tjetër Spiropali deklaroi se “projektvendimi është depozituar dhe do ndjekë procedurën, sigurisht nuk do ketë asnjë pengesë”./e.t

Të fundit

Ushtria e 4 Dhjetorit dhe ajo e 10 Korrikut

Nga Leonard Veizi Themelimi i ushtrisë së shtetit shqiptar daton më 4 dhjetor 1912, vetëm pak ditë pas shpalljes së...

Rritja e pensioneve, si do të shpërndahen mbi 205 miliardë lekë!

Qeveria shqiptare ka përcaktuar objektiva për sistemin e mbrojtjes sociale dhe shëndetësinë publike për periudhën 2025– 2028, duke rritur ndjeshëm fondet për pensionet, ndihmën...

Zjarret masive në Maqedoninë e Veriut, Greqia dërgon avionët zjarrfikës Canadair

Maqedonia e Veriut është përballur me shumë zjarre gjatë tre ditëve të fundit . Sipas një deklarate nga Qendra për Menaxhimin e Krizave të...

“Furtunë” në policinë e Shkodrës, shkarkohet kupola drejtuese

Janë shkarkuar nga detyra drejtuesit e Policisë së Shkodrës. Drejtori i policissë së Shtetit, Ilir Proda bën me dije se ka shkarkuar nga detyra drejtorin...

Mevlan Shaba bëhet baba për herë të parë, zbulon emrin e vajzës

Ish-konkurrenti i “Për’puthen” dhe këngëtari i njohur Mevlan Shaba është bërë baba për herë të parë! Lajmin e bukur e ka ndarë vetë ai...

Lajme të tjera

Web TV