Hoxha dhe Proda prezantojnë Drejtorët e Policisë në Tiranë dhe Durrës/ Zbardhen porositë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha së bashku me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, nga Tirana nisën prezantimin e 12 drejtorëve të rinj vendorë të policisë.

“Emërimi i Elton Alushit përfaqëson jo vetëm një hap përpara në konsolidimin e strukturave të sigurisë, por edhe një angazhim të ri për të përmbushur pritshmëritë e qytetarëve të kryeqytetit, ku sfidat janë të shumta dhe dinamike, nën vizionin “Shqipëria 2030”, nënvizoi ministri Hoxha.

Ai tha më tej se Tirana, si zemra administrative, ekonomike dhe sociale e vendit, kërkon një Polici, që jo vetëm të jetë vigjilente dhe efektive në parandalimin dhe luftën ndaj krimit, por edhe një polici që të jetë e afërt me komunitetin, duke ndërtuar ura besimi e bashkëpunimi.

Hoxha kërkoi zbardhjen e shpejtë të ngjarjeve kriminale, si dhe rihapjen e hetimeve për ngjarje të vjetra, të cilat janë shkak për zinxhir pasojash, nëse mbeten pa u ndëshkuar.

 

 

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • Në Durrës u prezantua Drejtor Vilson Bala.

“Ky qytet ka rëndësi strategjike për shkak të pozicionit, si një portë hyrëse për Shqipërinë. Kjo e bën atë të përballet me sfida komplekse në fushën e sigurisë publike dhe luftën kundër kriminalitetit. Për këtë arsye, drejtimi i strukturave policore në këtë zonë kërkon një vizion të qartë, strategji dhe përkushtim maksimal për zbatimin e ligjit me paanshmëri dhe profesionalizëm”, u shpreh ministri në takim me strukturat drejtuese të DVP Durrës.

Vilson Bala vjen në këtë detyrë pas një karrierë të gjatë brenda Policisë. Ai u rendit i pari me pikë, në konkurrim.

Hoxha shtoi se Durrësi, si një qendër ekonomike, turistike dhe tranzit, kërkon një qasje të mirëkoordinuar për të siguruar një mjedis të sigurt për banorët dhe vizitorët.

Lexo edhe :  Skuadra fituese për Shqipërinë 2030/ Rama ‘prezanton’ deputetët e rinj në Gjirokastër

“Struktura e re drejtuese do të punojë ngushtë me agjencitë ligjzbatuese për të luftuar çdo formë të krimit të organizuar, trafiqeve dhe evazionit. Siguria nuk është vetëm një përgjegjësi e policisë, por një detyrë e përbashkët e gjithë shoqërisë”, tha ministri i Brendshëm./e.t

Të fundit

Vlasov Sulaj çon “Epos”-in e Skënderbeut në Miçigan

Nga Leonard Veizi Eposi i Skënderbeut, me kalë, përkrenare dhe shpatë të rëndë luftëtari, udhëtoi me një avion “Boeing” për...

Gonzato, mesazh prokurorëve: Puna juaj ndikon direkt tek integrimi i Shqipërisë

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato, deklaroi sot në Forumin e Prokurorëve të Ballkanit Perëndimor se duhet një bashkëpunim sa më i...

Dumani: Asnjë vend i rajonit nuk mund t’i bëjë ballë krimit i vetëm

Gjatë Forumit Konsultativ të Prokurorëve të Përgjithshëm dhe Specialë të Ballkanit Perëndimor, kreu i Prokurorisë së Posaçme, Altin Dumani u shpreh se asnjë vend...

Shërbimet, rriten me 11.3% shitjet për pasuritë e paluajtshme, ia kalojnë edhe turizmit

Rritje të fortë kanë shënuar dhe pagat, ku kryeson sektori i hotelerisë dhe pasurive të paluajtshme, me 26.2%, i ndjekur nga transporti me 14.9%...

A ekziston një “buton bërthamor” për të shkaktuar luftë bërthamore?

Cila është procedura për nisjen e një sulmi bërthamor? Nuk ka buton të kuq (dhe nuk ka buton as në çantë). Disa mund ta kujtojnë:...

Lajme të tjera

Web TV