Ministri i Ekonomisë flet me shifra/ Sa pensionistë përfitojnë bonusin për këtë fundvit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa seanca maratonë për projekt buxhetin e vitit 2025 vazhdon, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Ervin Gonxhe, foli nga foltorja e Kuvendit lidhur me sigurimet shoqërore dhe bonusin që pritet të marrin pensionistët këtë fundvit.

Ministri Gonxhe tha se ndihet krenar që kryeministri Rama dha sot lajmin e mirë për pensionistët.

Gonxhe tha se 724. 933 pensionistë përfitojnë në tërësi bonusin e fundvitit.

511. 173 prej tyre do të marrin këtë fundvit bonusin 15 mijë lekë dhe 213.760 pensionistë përfitojnë bonusin 10 mijë lekë.

Ervin Gonxhe: Për Sigurimet Shoqërore. Së pari dua të theksoj që edhe më krenar sot që nga kjo sallë kryeministri dha lajmin e mirë për 724 933 pensionistë, nga të cilët 511 173 do të marrin këtë fundvit bonusin 15 mijë lekë dhe 213 760 pensionistë përfitojnë bonusin 10 mijë lekë.

Përfshirë edhe gjithë ata 65 763 pensionistë invalidë si edhe 44 561 pensione familjare, gra e burra të ve, fëmijë jetimë si edhe 2900 pensione të ushtarakëve.
Nga 91 mijë pensionet e fshatit si mesatare bonusi i rit pensionin vjetor me 12 për qind atyre 5174 pensionet.

Praktikisht 9 për qind rritje e një pensioni pre 15 mijë lekësh në terma mesatare, 30% rritje e një pensioni social, 35% rritje e një pensioni familjar dhe kjo këtu fjalia që thashë është pa bonusin e fudvitit.

Në nisje të seancës sot kryeministri Edi Rama tha se pensionistët do të marrin dy bonuse në vit. Në fjalën e tij në Parlament, kreu i qeverisë tha se përveç atij të fundvitit, do të marrin edhe një bonus në pranverë.

Sipas tij, në dhjetor do të krijohet pranë Bankes se Shqiperise fondi, siç tha ai, për një bonus të dytë në pranverë, çka do të ndikojë edhe më tej në rritjen e të ardhurave per pensionistet./   S.M

Të fundit

Barcelona vendi “makth” për Real Madridin, Espanyol befason “Los Blancos”

Real Madridi pësoi një disfatë të hidhur mbrëmjen e sotme, teksa u mposht nga Espanyoli i Marash Kumbullës me...

Ambasadori Meidani mbi Debatin për Ndërhyrjen e NATO-s: Historia nuk do të rishkruhet!

Në një intervistë, gazetarët e njohur Piers Morgan dhe Tucker Carlson u përfshinë në një debat të ashpër mbi rolin e NATO-s në ndërhyrjen...

Akt i rëndë vandalizmi, dëmtohen ikonat në kishën “Ngjallja e Krishtit”

Një akt vandalizmi është regjistruar pasditen e sotme në kishën "Ngjallja e Krishtit" në Ksamil. Sipas përfaqësuesit të këtij objekti kulti, At Pandeli, ngjarja...

Aplikacioni kinez trazon garën për inteligjencën artificiale

Deri më tani, kompanitë e mëdha amerikane kanë udhëhequr në garën globale për krijimin e sistemit më të avancuar të inteligjencës artificiale. Ato mbështeten...

Pesë ushqime që forcojnë sistemin imunitar gjatë dimrit

Dimri është koha kur sistemi ynë imunitar ka nevojë për më shumë ushqime të shëndetshme për të përballuar viruset dhe ftohjen. Më poshtë kemi listuar se cilat...

Lajme të tjera

Web TV