Free Porn
xbporn

1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet وان ایکس بت 1xbet 1xbet سایت شرط بندی معتبر 1xbet وان ایکس بت فارسی وان ایکس بت بت فوروارد betforward سایت بت فوروارد سایت betforward 1xbet giriş

Si do shpenzohen 8.2 mld euro në vitin 2025?/ Institucionet që marrin më shumë lekë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Çdo fund viti, pyetjet më të mëdha që ngrihen mbi ligjin më të rëndësishëm të financave publike ‘Buxhetin e Shtetit’, janë se ku do të shkojnë taksat, çfarë projektesh të reja do hapen, a do rriten rrogat apo pensione?

822.7 miliardë lekë, ose rreth 8.2 mld euro, shpenzime të planifikuara për vitin 2025, do të shpenzohen për paga, investime, mbrojtje sociale, rindërtimin, interesa borxhi, fonde rezervë, për pushtetin vendor, ndihma ekonomike, kompensime dhe skema të tjera deri tek bujqësia.

Referuar relacionit të projektbuxhetit afro 1/3 e totalit të shpenzimeve shkon për mbrojtjen sociale, sigurimet shoqërore, skemën e pensioneve, për ndihmën ekonomike, pagesa e papunësisë apo kompensimi ish-pronarëve me në total 291.9 miliardë lekë, ose rreth 3 mld euro.

Pas aspektit social, në vend të dytë janë 161.8 miliardë lekë të planifikuara për investime publike, në infrastrukturë, digjitalizim, arsim, rindërtim dhe shëndetësi.

Kategoria e tretë që do të marrë vlerën më të madhe të buxhetit është administrata publike, ku për pagat dhe sigurimet e mbi 86 mijë punonjësve parashikohet të shpenzohen 127 miliardë lekë, pra rreth 1.2 mld euro.

Shpenzimet operative ku bëjnë pjesë skema e fermerëve, mirëmbajtje e rrugëve, e sistemeve teknologjike, programet e punësimit apo mbështetja për arsimin e sportin do të marrin 71.3 miliardë lekë, rreth 710 mln euro.

Për interesat e borxhit publik janë planifikuar 68.5 miliardë lekë. Më tej janë 43.1 miliardë lekë që do të shkojnë për pushtetin vendor, si dhe janë planifikuar 5.9 miliardë lekë fond rezervë për emergjenca, për zgjedhjet e përgjithshme dhe për shpenzime në kuadër të zbatimit të agjendës së planit të rritjes me BE-në.

Sa i takon ndarjes së buxhetit për institucionet, portofolin më të madh do e ketë Ministria e Shëndetësisë me 80.7 miliardë lekë, ndjekur nga Infrastruktura me 74 miliardë lekë, Ministria e Arsimit 62 miliardë lekë, Ministria e Ekonomisë Kulturës-Inovacionit 56 miliardë lekë dhe Ministria e Mbrojtjes 52.6 miliardë lekë.

BUXHETI PËR INSTITUCIONET PËR VITIN 2025
Ministria e Shëndetësisë                80,7 mld lekë
Ministria e Infrastrukturës               74 mld lekë
Ministria e Arsimit                           62 mld lekë
Ministria e Ekonomisë                    56 mld lekë
Ministria e Mbrojtjes                       52,6 mld lekë
Ministria e Brendshme                   31 mld lekë
Fondi i Zhvillimit Shqiptar              22,5 mld lekë
Institucione te tjera Qeveritare     15,9 mld lekë
Ministria e Bujqësisë                    14,6 mld lekë
Ministria e Drejtësisë                   14,3 mld lekë
Ministria e Financave                  11 mld lekë
Këshilli I Lartë I Gjyqësor            5,6 mld lekë
Ministria e Turizmit                      3,9 mld lekë
Ministria e Jashtme                     3,8 mld lekë
Prokuroria e Përgjithshme           3,3 mld lekë
SHISH                                         2,7 mld lekë
SPAK                                           2,1 mld lekë
Kuvendi                                       1,8 mld lekë
Instituti Statistikës                       962,1 mln lekë
Kryeministria                              912,9 mln lekë
RTSH                                          770 mln lekë
Kontrolli Larte  i Shtetit               684 mln lekë
Presidenca                                 643,9 mln lekë
Institucionet e drejtësisë            605,3 mln lekë
Akademia e Shkencës               549,6 mln lekë
Shkolla e Magjistraturës            485,5 mln lekë
Drejtoria e Arkivave                   418,2 mln lekë
Partitë Politike                           355,8 mln lekë
KQZ                                           342,1 mln lekë
ILDKPKI                                     297,6 mln lekë
Gjykata Kushtetuese                 250 mln lekë
Këshilli I Lartë I Prokurorisë       211,5 mln lekë
Avokati i Popullit                       196,9 mln lekë
Qendra e Kinematografisë        165,8 mln lekë
Komisioneri informimit              161,7 mln lekë
AIDSSH                                    160,2 mln lekë
Shoqëria Civile                         135,6 mln lekë
Autoriteti i Konkurrencës          124,2 mln lekë
KPP                                           110,8 mln lekë
KMSHC                                     98,3 mln lekë
ATSH                                        93,4 mln lekë
KMD                                         73,8 mln lekë
ISKK                                         58,8 mln lekë
Këshilli i Kontabilitetit               18,5 mln lekë

Të fundit

Basha sulmon Berishën: Protestat e tij dështimi më i turpshëm i opozitës në 34 vite

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë Lulzim Basha në një interviste në ‘Të Pashoq’, ka folur mbi fundin e Partisë Demokratike...

Reshje shiu, shtrëngata, borë në Alpe dhe relievet malore, ja si do të jetë moti sot

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e enjte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme, si rezultat i qarkullimit...

Nga rrënimi në ringritjen e Forcave të Armatosura

Nga Hajro Limaj*   Në Shtator të vitit 2000, Shtabi i Përgjithshëm i paraqiti një shkresë zyrtare për gradimin e 18 gjeneralëve, të cilën ministri Luan...

Policët e rinj të Kosovës trajnohen tre muaj – më të paktët në rajon

Për përdorimin e armëve të gjata, vetëm tri ditë stërvitje! Kaq thotë se ka kaluar Ekremi, i cili është pjesëtar i gjeneratës së 59-të të...

Meta udhëzon nga burgu: Protestoni për mua para SPAK

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i ka bërë thirrje mbështetësve të tij për të dalë dhe për të protestuar në mënyrë të...

Lajme të tjera

Web TV