Ngjarja tragjike evrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani ka shokuar të gjithë opinionin publik. Sociologu Gëzim Tushi renditi shkaqet që tregojnë se çfarë po ndodh me adoleshentët sot. Ne, thotë sociologu, duhet t’i mbrojmë adoleshentët nga vetja, nga rreziqet e tyre të brendshme, që kanë të bëjnë me formimin, moshën, vështirësitë e tyre, raportet e zhbalancuara midis instiktive dhe arsyes
“Kriminaliteti ka një tentativë për të dominuar shoqërinë. Kjo është shumë shqetësuese. Po tenton të na mësojë me këtë situatë kriminaliteti që ne të përshtatemi me një indiferencë qytetare.
Ngjarja në fjalë është e lidhur me një adoleshent dhe krimi na vë përpara një pikëpyetjeje të madhe. Çfarë po ndodh me adoleshentët? Mendoj që kjo ngjarje duhet të na vërë në punë që të bëjmë diagnostikime më të thella të situatës kur krimi shfaqet tek adoleshentët.
Unë mendoj që janë dy shkaqe për zgjerimin e kriminalitetit rinor dhe të adoleshentëve. Mosha e adoleshencës në psikologji quhet moshë e errët, plastike sepse nuk është as fëmijë edhe as i rritur. Kjo bën që të adoleshentët të mbijë një kontradiktë e brendshme midis pjekurisë së ulët, edhe ardhjes së pubertetit. Kur hyjnë në kufijtë e pjekurisë seksuale, ata kërkojnë të bëhen më të pavarur, nuk pranojnë as ndikimin e institucioneve të edukimit, familja dhe shkolla, apo prindërit e mësuesit.
Ne duhet t’i mbrojmë adoleshentët nga vetja së pari, nga rreziqet e tyre të brendshme, që kanë të bëjnë me formimin, moshën, vështirësitë e tyre, raportet e zhbalancuara midis instiktive dhe arsyes. Problemi i dytë ka të bëjmë me dobësimin e faktorëve socialë të shoqërisë.
Shoqërisë i janë shqepur tegelat socialë dhe janë dobësuar institucionet themelore të sigurisë. Politika, policia, drejtësia janë dytësore sepse parësore janë institucionet e parandalimit, formimit dhe edukimit. Prindërit sot e kanë kufizuar kohën edukative të fëmijëve ndoshta ngaqë kanë edhe angazhime.
Ata kanë humbur vigjilencës prindërore, komunikimin me adoleshentët dhe janë lënë fëmijët në rrjedhje të lirë, jashtë kujdesit prindëror. Fëmijët nuk mund të edukohen përmes rrjeteve sociale dhe mjeteve të tjera të informimit. Një nga shkaktarët themelorë të bullizmit, agresivitetit, të konfliktit janë rrjetet sociale.”, tha sociologu / S.M