Kongresi i Manastirit vepra më e ndritur e shqiptarëve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Kastriot Kotoni

Qysh nga koha kur njerëzit në Ervopën Qendrore dhe Lindore ndienë njëfarësoj, nevojën e identitetit kombëtar, është me vlerë të konceptojmë edhe shtysën që çoi shqiptarët në Kongresin e Manastirit. Siç del nga analizat e shumta, identiteti kombëtar mund të mbarështojë ndjesinë e solidaritetit brenda një bashkësie të caktuar dhe të ulë distancimin e individëve nga veprimet individuale. Më tepër u jep njerëzve ndjesinë e vazhdimësisë nëpërmjet një ndjenje që e sheh shoqërinë si një ortakëri ndërmjet “atyre që jetojnë, atyre që kanë vdekur dhe atyre që do të lindin”. “Nacionalizmi-burimi parësor i entiteteve me kulturë të njëjtë, që janë themeli i jetës dhe i kulturës së përbashkët”, nuk mund të përfshihet, as në natyrën e gjërave , as në zemrën e njerëzve, as në parakushtet e jetës shoqërore në përgjithësi, dhe argumenti se ndodh e kundërta është një falsitet, që doktrina nacionaliste ia ka dalë ta paraqesë si të qenësishëm. Kjo çështje kyçe përbën një ideal për nacionalizmin e shëndosh të shqiptarëve, sepse e dallon atë nga nacionalizmat me lloj lloj ngjryrash dhe estremizmash. Nga sa shkruhet në historinë e kombit shqiptarë, nevoja për një shkollë shqipe ishte një domosdoshmëri e kohës dhe lufta për të ka qenë e pakrahasueshme me kombet e tjerë. “Klubi i Manastririt”, klubi i parë shqiptar, që u formua aty nga fundi i korrikut 1908. Nismën për krijimin e tij e morën disa nga atdhetarët e këtij qyteti si Femi bej Zavalani, Gjergj Qirjazi, Qenan Beu, Ferit bej Ypi, etj. Pas konsultimeve me Çerçiz Topullin, Emin Ademin e Shahin Kolonjën, vendosën të formonin klubin shqiptar. Konsulli austo-hungarez në  Manastir vinte në dukje se rreth emrit të klubit u bënë konsultime të gjata dhe më në fund u vendos që ai të emërohej “Bashkimi”. Kryetar i klubit u zgjodh Riza beu dhe nënkryetar u zgjodh Gjergj Qirjazi, përfaqësues i shoqërisë biblike angleze dhe përkthyes i zyrës austro-hungareze në Manastir dhe sekretar Naum Naçi. Pozita gjeostrategjike e këtij qyteti me shumicë të populsisë shqiptare lidhte viset shqiptare të Shqipërisë së Mesme me atë Jugore. Manastiri me Ferizajn ishin krahina që kishin luftuar më shumë për përmbysjen e absolutizmit dhe rivendosjen e kushtetutës. Qëllimi dhe detyrat e këtij klubi ishte shpallja ku thuhej: ”ERDHI ÇASTI I PËRSHTATSHËM PËR HISTORINË TONË, JO ME ARMË E BARUT NË DORË, POR ME PENDË E ME LETËR”. Ky klub do të ishte Klubi Qendror i të gjitha klubeve shqiptare që do të  themeloheshin. Klubi “Bashkimi” i Manastirit aspironte “Afrimin midis toskëve dhe gegëve dhe bashkimin e tyre në një Shqipëri të pandarë”. Përpara thirrjes së Kongresit të Manastirit më 14-22 nëntor të vitit 1908-të, klubi “Bashkimi” vendosi të krijonte “shoqërinë botuese ose letrare” e cila do të merrej me ngritjen e shtypshkronjës dhe me nxjerrjen e gazetës “Bashkimi i Kombit” dhe botimin e librave shqip për nevojat e shkollave. U shquan në këtë veprimtari kombëtare dy vëllezërit Gjergj e Kristo Qirjazi dhe motra e tyre Parashqevia, të cilët mbanin korrespondencën me të gjitha klubet, shoqëritë dhe personalitetet më të rëndësishme të kohës , duke i informuar për punën përgatitore për thirrjen e Kongresit dhe i ftonte të bashkoheshin : ”se pa ndihmën tuaj dhe të gjithë vëllezërve shqiptarë nuk bëjmë dot kaq punëra sa dëshirojmë”. Shumë nga emrat e klubeve mbanin emrat e qytetetve siç ishin: Klubi “Bashkimi” i Tetovës, Klubi “Bashimi” i Kumanovësi i Strugës i Ohrit i Dibrës i Selanikut, i Shkupit i Bukureshtit dhe “Shoqëia për Lirinë e Shqipërisë” në Vjenë. Anëtarët e “ Komitetit të Fshehtë për Çlirimin e Shqipërisë, Ja vdekje ja liri” u bënë më vonë edhe anëtarë të Klubit Qendror “Bashkimi”, i cili mori inisiativën dhe organizoi Kongresin e Manastirit, në të cilën erdhi deri në krijimin e Alfabetit. Më datën 21 gusht të vitit 1908 Klubi “Bashkimi” i Manastirit në mbledhjen e kryesisë lëshoi thirrjen për mbajtjen e Kongresit të Alfabetit më 14 nëntor të vitit 1908, në të cilin do të ftoheshin të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, si dhe të jashtmit e çdo filolog që interesohej për këtë çështje, për të marrë pjesë në këtë kongres të madh. Një ndihemesë të madhe dhanë dhe organet e shtypit, veçanërisht revista “Albania” (Bruksel-Londër) e Faik Konicës. Ndonëse ai në një moment loboi kundër  këtij kongresi, sepse sipas tij duhej të kishte njerëz me njohuritë e duhura në fushën e gjuhësisë. Në një udhëzim të klubit “Bashkimi” të Manastirit dërguar të gjitha klubeve të  trojeve shqiptare, shprehimisht thuhet “Alfabeti unik, provon se kombi ynë është bërë një si komb… ai,do të na ndihmojë edhe përparimin e vendit në fushën ekonomike dhe politike”…Në Kongresin e parë të Manastirit morën pjesë 52 delegatë të shoqërive dhe organeve kombëtare të shumicës të trevave shqiptare dhe të kolonive shqiptare nga jashtë, shkrimtarë të njohur të lëvizjes kombëtare si Gjergj Fishta, Mit’at Frashëri, Femi Zavalani, Sotir Peci, Salahetin Beu, Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Hil Mosi, Luigj Gurakuqi, Mihal Grameno, Shefqet Frashëri, Sami Pojani, Gigor Cikla, Bajo Topolli, Shahin Kolonja, Emin Beu, Afëz Ibraim Efendiu etj. Fjalën e hapjes e mbajti Fehmi Zavalani. Nga delegatët që kishin autorizim për të votuar kryetar u zgjodh Mit’at Frashëri, ndërsa kryetar nderi u zgjodh shkëlqesia e tij Hivzi Pasha. Komisioni, punën e Alfabetit ia besoi një grupi të përbërë nga 11 anëtarë, të cilët ishin: Gjergj Fishta,(kryetar), Luigj Gurakuqi (nënkryetar), Mit’at Frashëri, Gjergj Qirjazi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Taqi Buda, Sotir Peci, Bajo Topolli, Nyzhet Vrioni dhe Gligor Cikla, të cilët ishin përfaqësues të tre alfabeteve që ishin në fuqi deri në atë kohë. Pas shumë diskutimesh u krijua një alfabet i ri, i mbështetur i tëri në afabetin latin, shkronjat e të cilit plotësoheshin në nëntë diagrame ( dh, gj, ll, nj, rr, sh, th,xh, zh) me dy shkronja me shenja diaktrike( ç, ë). Në përfundim Kongresi vendosi që të lejohej të përdoreshin si Alfabeti i Stambollit që kishte një përhapje ndër shqiptarët, ashtu edhe ai i alfabetit të ri. Dy alfabetet e pranuara ndryshonin vetëm në shtatë shkronja. Siç e provoi koha populli përqafoi Alfabetin e Kongresit të Manastirit, sepse ishte një alfabet homogjen dhe më praktik në përdorim. Më 28 nëntor 1912, u shkrua edhe akti i Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë me alfabetin e Kongresit të Manastirit, kështu i’u dha fund njëherë e përgjithmonë dilemave të alfabeteve të gjuhës shqipe. Rëndësia e Kongresit të Manastirit ose Kongresi i Alfabetit, pati një rëndësi të madhe për çështjen kombëtare. Sipas të dhënave që jepte konsulli italian i asaj kohe në Manastir çështjet që trajtoheshin në takimet e fshehta ishin 1-Njohja zyrtare e gjuhës shqipe dhe kombësisë shqiptare, 2-Zhvillimi i kulturës dhe arsimit në viset shqiptare, 3-Qëndrimi ndaj Portës së Lartë dhe mos besimi ndaj turqve të rinj, si dhe dënimi i ndërhyrejes së shteteve të huaja në punët e brendshme shqiptare. 4-Shqiptarët të kryenin shërbimin ushtarak në vendet ku shërbimi do të zgjaste 2 deri në 2.5 vjet. 5-Në viset shqiptare të emërohen nënpunësit shqiptarë etj. Një plan me kërkesa politike, ekonomike, kulturore prej 18 pikash, iu dha deputetit të Korçës Shahin Kolonja për ta paraqitur në Parlamentin e Stambollit në emër të shqiptarëve. Kongresi i Manastirit është i pari kongres shkencor i gjuhës shqipe i mbajtur në trevat shqiptare ndaj dhe ka rëndësi të dorës së parë, si për nga ana shkencore , por edhe politike, sepse formoi unitetin kombëtar të shqiptarëve, shprehu para gjithë botës qenien e kombit shqiptar si komb më vete, e shkëputi njëherë e mirë Shqipërinë nga (Lindja) dhe nga synimet shkombëtarizuese të vendeve të tjera dhe e lidhi njëherë e përgjithmonë me (Perëndimin), me Evropën, së cilës i përkiste. Diskutimet që u bënë në atë kongres nga ana e delegatëve ishin mirëfilli shkencore dhe jo politke, siç duan t’i transformojnë sot disa të astuquajtur “historianë”. Diskutime të atilla që në fillim u përkrah alfabeti i Stambollit, apo ai i Shoqërisë “Bashkimi”,  apo të “Agimit”, apo një alfabet tjetër latin, si dhe diskutimet për mënyrën e plotësimit të disa shkronjave që i mungonin alfabetit latin ishin çështje shkencore dhe nuk kishin karakter politik. Shtëpia e Gjergj Qirjazit u kthye në sallën e madhe të Kongresit të kuvendit mbarëshqiptarë i cili kurorëzoi veprimtarinë kombëtare të brezave lëvruesish të gjuhës shqipe dhe përpjekjen e njësimit të gjuhës shqipe dhe të kombit shqiptar. Kjo shtëpi është memorja dhe pikëtakimi i shqiptarëve kudo në botë. Prandaj ne sot u jemi mirënjohës të gjithë atyre që me punën e tyre kontribuan në Alfabetin kombëtar të gjuhës shqipe në kohët e errëta të sundimit Osman. Vizioni i atyre delegatëve ishte aq i lartë dhe parashikues sa i parapriu ngjarjeve të kulturës dhe arsimit shqip, por mbi të gjitha Shpalljes së Pavarsisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912. Distanca kohore e ridimensionon këtë ngjarje  historike, se me këtë akt të mençur u kryehen shumë fuksione: Së pari: Ishte kurorëzimi i përpjekjeve të shuamëanëshme, i punës sistematike të zhvilluar në periudhën e Rilindjes Kombëtare, për t’i dhënë gjuhës sonë  një alfabet sa më të përshtatshëm, të saktë e të përbashkët për të gjithë shqiptarët. Së dyti edhe pse ndihma e faktorit të jashtëm( dokumentet e arkivit të Vjenës) ishte diçka, por evidentohet edhe loja e agjenturës xhon turke për të përkrahur alfabetin e Stambollit me Klubin e “Selanikut”, i kryesuar nga Mit’at Frashëri, që kërkonte ta kufizonte lëvizjen kombëtare në fushën arsimore dhe kulturore dështoi fal faktorit të Klubit “Bashkimi” i Manastirit i cili u caktua si Klubi Qendror dhe pas pesë muajsh do të lëshonte thirrjen për Kongresin e Elbasanit. Po në vazhdim të arkivave të Vjenës siç raportonte në Ministrinë e Punëve të Jashtëme,  konsulli A-H në Vlorë, kur bën fjalë “Mbi thirrjen e një Kongresi për njësimin e alfabetit shqip” mes të tjerash njoftonte për “Intrigat Antishqiptare të Qarqeve Greke”. Së treti Kongresi i Manastirit mbolli farën e unitetit kombëtarë mbasi i dha fund kaosit që shkaktohej nga përdorimi i shumë alfabeteve, i dha fund divergjencave mes muslimanëve dhe të krishterëve, në mes toskëve dhe gegëve; i dha fund ndasive krahinore në mes shqiptarëve. Vetëm fakti i emrave të pjesmarrëse në atë kongres flet shumë, ku krahas emrave të përmendur më lart, vetëm duke i përmendur ato përbëjnë përfaqësimine të gjitha trevave shqiptare. Ja disa prej tyre: Dom Nikoll Kaçori, Refik Bej Toptani, Thoma Avrami, Simon Shyteriqi, Azis Berzhishta, Zejnel Glina, Dhimitri Mole, Ahil Efthimiu, Parashqevi Qirjazi, Rrok Berisha, Abdyl Ypi, Adham Shkaba, Leonidha Naçi etj..

Lexo edhe :  Mehmet Shehu, pikëpyetjet mbi vdekjen e një kryeministri

 

Të fundit

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në...

“Dush i ftohtë” për qeveritarët skocezë, u ndalohet përdorimi i Whatsapp

Skocia ndërmori vendimin drastik duke ndaluar përdorimin e aplikacioneve të mesazheve virtuale duke përfshirë edhe WhatsApp. Ky kufizim do të jetë për ministrat dhe...

Skadon “Air Albania”/ Stadiumi i Kombëtares shumë shpejt me një emër të ri

Në ditën e sotme, stadiumi i Kombëtares Shqiptare ka pastruar shkrimin "Air Albania", emri me të cilin titullohej arena e skuadrës sonë. Siç shihet nga...

Myrto Uzuni bën “ligjin” me Granadën/ Sulmuesi shqiptar dopietë ndaj Cartagjenës

Myrto Uzuni po vazhdon të impresionojë në fushën e lojës duke prodhuar gola të rëndësishëm për skuadrën e tij Granada. Sulmuesi shqiptar ka shënuar një...

Idajet Beqiri: Berisha s’duhet të lirohej nga arresti në shtëpi, mund të prish provat

‘Dumani u shpall ndër më të mirët për luftën kundër korrupsionit dhe SHBA e ka marr në mbrojtje’, kështu është shprehur avokati Idajet Beqiri lidhur me...

Lajme të tjera

Web TV