Kreu i SPAK ngre alarmin, veting- kaluarit premisa për korrupsion

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Drejtuesi i Prokurisë Speciale, Altin Dumani, në një takim të mbajtur me përfaqësues të shoqërisë civile, u shpreh se shqetësim mbetet që një pjesë e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë kaluar procesin e vetingut si “të pastër”, kanë premisa që mund të kryejnë akte korruptive.

Ndërsa Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar zhvilloi dje një operacion në Elbasan, duke ekzekutuar disa urdhër-arreste të lëshuara nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kreu i SPAK Altin Dumani gjatë një konferece të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit dhe Qendra ALTRI dhe Friends of Europe në kuadër të nismës “Shoqëria Civile kundër Korrupsionit: nga një sfidë vendase në një përgjigje Evropiane”, tha se meraku i SPAK nuk është tek ish gjyqtarët, por tek gjyqtarët aktual që kanë kaluar vettingun dhe janë të korruptuar. Sipas pas drejtuesit të saj, SPAK është përballë presionit se çfarë po bën me gjyqtarët e skualifikuar nga procesi i vetingut për korrupsion, por sot drejtuesi i SPAK Altin Dumani thotë se ka një shqetësim më të madh se ky. Ai dyshon se në sistem ka të korruptuar edhe pse e kanë kaluar filtrin e organeve të vetingut. Ata do të jenë në fokus të Strukturës së Posaçme Antikorrupsion tha Altin Dumani duke shfrytëzuar një aktivitet të Komitetit Shqiptar të Helsinkit. “Shqetësimi më i madh nuk janë subjektet e shkarkuara por janë ata që kanë kaluar këtë proces dhe vazhdojnë ta ushtrojnë funksionin. Fokusi ynë dhe kjo pjesë e prokurorëve. Ka premisa që mund të kryejnë akte korruptive”, tha kreu i SPAK. Ndërkohë Dumani parashtroi arsyet se përse ndër qindra të përjashtuar nga sistemi, janë të paktë ata që kanë dhënë llogari para drejtësisë për pasuritë e tyre të pajustifikuara. “Kompetencat e SPAK në drejtim të subjekteve të vetingut janë të kufizuara, pasi ne kemi një numër të vogël subjektesh, gjykatë e lartë, kushtetuese, prokurori e përgjithshme. Ne nuk kemi qenë të verbër apo shurdhër për funksionarë të drejtësisë, duke na shërbyer vetëm të dhënat e nxjerra nga procesi i vetingut”, u shpreh Dumani. Dumani renditi subjektet nga sistemi i drejtësisë që SPAK ka marrë nën ndjekje penale. “SPAK ka marrë në ndjekje penale gjyqtarë të Kushtetueses, të Gjykatës së Lartë, të KPA, prokurorë të juridiksionit të përgjithshëm, apo oficerë të policisë gjyqësore.”, tha ai. Në fund të muajit dhjetor anëtarëve të vetingut ju përfundon mandati. Drejtuesi i SPAK do të ushtrojë kompetencat e Komisionerit Publik, sot hallka e ankimuese e vendimeve të shkallës së parë të vetingut për në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit.

Lexo edhe :  Spiropali takim me Begajn në Presidencë, fokus fushata dhe sesioni i ri parlamentar

Operacioni në Elbasan

Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion doli me njoftim zyrtar për megaoperacionin e zhvilluar këtë të hënë. Pas hetimit të SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar caktoi masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyrë gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. “Në kuadër të hetimit të një organizate kriminale me shtrirje ndërkombëtare, me kërkesë të Prokurorisë se Posaçme, Gjykata e Posaçme e Shkalles së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka caktuar masat e sigurisë për 21 persona, ku përfshihen anëtarët e  organizatës kriminale, një zyrtar i lartë policie, një gjyqtar në detyre gjatë kryerjes së aktivitetit kriminal, një avokat dhe dy gazetarë. Masat e caktuara të sigurisë janë arrest me burg për 18 persona, përfshire ish gjyqtarin dhe zyrtarin e lartë të policisë së shtetit; arrest në shtëpi për 1 avokat; detyrim paraqitje në policinë gjyqësore për 2 gazetarë. Operacioni për ekzekutimin e masave të sigurisë i cili po mbështetet nga Europol dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese shqiptare dhe evropiane, është në vijim. Me qëllim ruajtjen e integritetit të këtij operacioni, Prokuroria e Posaçme do të publikojë më shumë të dhëna rreth këtij hetimi ditën e nesërme”, thekson SPAK.

 

Të fundit

‘Principi i PD dhe Berishës, fantazëm’ / Çupi: Ilir Meta në listat e mbyllura, tallëse

Analisti Frrok Cupi, i ftuar në ‘ Real Story’ u shpreh se principi, parimet, teoritë dhe tezat në Partinë...

Ardhja e Trump, më shumë se gjysma mendojnë se marrdhëniet SHBA-Rama do mbeten njësoj

Në sondazhin e sotëm të zhvilluar nga Frontline dhe Eduard Zaloshnja, qytetarët shqiptarë u pyetën lidhur me ardhjen e presidentit Trump në Shtëpinë e...

Takime ose nuk ka, ose dështojnë/ BE beson në fuqinë e dialogut Kosovë-Serbi

Bashkimi Europian nuk ndryshon qëndrim për strukturat paralele të paligjshme serbe që po mbyllen në Kosovë. Zëdhënësja Anitta Hipper vijon t’i konsiderojë struktura të...

Po vjedhin llogaritë e qytetarëve, Shoqata e Bankave: Kujdes, mos jepni të dhënat

Pas një oferte joshëse në dukje nga një biznes apo tregtar, mund të fshihet një mashtrues. Shoqata e Bankave ngre shqetësimin për mashtrimet online...

Koçiu publikon videon/ Shqipëria strehë e sigurt për familjen nga Gaza

Një fëmijë 1-vjeçar nga Gaza është evakuuar në Shqipëri mbrëmjen e djeshme (15 janar 2025) për një trajtim të specializuar mjekësor. Në një postim në rrjetet...

Lajme të tjera

Web TV