Festat e nëntorit/ Mbizotërojnë udhëtimet jashtë vendit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shqipëria feston sot një nga ngjarjet më të rëndësishme të kombit, 112 vjetorin e pavarësisë. Tradita kërkon që gjithsecili brenda apo jashtë vendit sadopak. Po ku po preferojnë më shumë shqiptarët të kalojnë këto ditë festash?

28 dhe 29 Nëntori janë Festa Kombëtare, por edhe këtë vit, një numër i konsiderueshëm shqiptarësh kanë zgjedhur t’i kalojnë jashtë vendit, një kërkesë që rritet çdo vit. Një ndër arsyet kryesore që nxit këtë tendencë janë paketat e leverdishme por dhe mundësia e disa ditëve pushim, që i lejon shqiptarët të planifikojnë përtej trojeve.

Me paketa që arrijnë deri në 500 euro shqiptarët i kanë kryer rezervimet mesatarisht për 4 ditë, të përqendruara kryesisht në Turqi.

“Çmimet u rritën shkuan deri në 400 euro për person në destinacione siç janë Praga, Parisi etj. Kryesisht kryeson Turqia për festat e nëntorit, ndërsa ata që kanë ngelur në Shqipëri përqendrohen në Tiranë se ka aktivitete. Europa kryeson, Italia pra kryeqytetet e tyre dhe metropolet e mëdha”, u shpreh Fjorinda Zani, agjente turistike.

Agjentët turistik tregojnë se ata qytetar të cilët nuk kanë patur mundësinë të udhëtojnë jashtë ka zgjedhur vende të ndryshme brenda Shqipërisë. Ndërsa rezervimet janë kryer më së shumti individuale.
Interesi krahasuar me vjet ka qenë më i madh. Paketat për festat e nëntorit për Brenda Shqipërisë janë me çmime normale, 50-60 euro për 2 ditë duke përfshirë akomodimin hotelin dhe mëngjesin. Brenda Shqipërisë ata që kanë ngelur pa rezervuar jashtë, këtu përfshihen dhe ata nga zakonisht institucionet, shkollat të cilët duan të vizitojnë një vend të ri ikin jashtë ndërsa pjesa tjetër në Shqipëri”, theksoi Zani.

Për shkak të 4 ditëve pushimi, kryesisht punonjës jo të pakët në numër të administratës shtetërore janë “arratisur” nga Shqipëria, kurse shqiptarët e Kosovës i rrinë sërish besnikë vendit duke kaluar festat në ardhe./   S.M

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV