Lirohet kreu i opozitës, Sali Berisha

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Gjykata e Posaçme liroi nga “arresti shtëpiak” ish-kryeministrin Sali Berisha, duke shuar masën e sigurisë në ngarkim të tij. Gjyqtarja e Posaçme Flojera Davidhi, pranoi kërkesën e bërë nga avokatët e ish-Kryeministrit se nuk ekzistonte asnjë kusht apo nevojë për të vijuar ndaj tij masa e sigurisë, sa kohë edhe hetimet kanë përfunduar.

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vendosur dje lirimin e ish-kryeministrit dhe liderit historik të Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga akuzat për të cilat ai ishte nën hetim. Berisha, është liruar nga ’arresti i shtëpisë’, ku qëndroi gati 11 muaj, që nga dhjetori i vitit të kaluar. Vendimi është marrë pas një procesi të gjatë gjyqësor që ka tërhequr vëmendje të gjerë publike dhe politike në vend. Prokuroria e Posaçme (SPAK) kishte ngritur akuza ndaj Berishës për korrupsion të mundshëm dhe abuzim me detyrën gjatë kohës kur ai shërbente si kryeministër, duke favorizuar dhëndërrin e tij Jamarbër Malltezi. Megjithatë, pas shqyrtimit të provave dhe dëshmive, Gjykata e Apelit vendosi se nuk kishte baza të mjaftueshme për të vijuar me procedimin penal. Në një deklaratë për mediat pas vendimit, Sali Berisha e quajti procesin një “sulm politik” të organizuar nga kundërshtarët e tij, duke theksuar se drejtësia triumfoi mbi “gënjeshtrat dhe shpifjet”. Ai shtoi se do të vazhdojë betejën e tij politike dhe se ky vendim konfirmon qëndrimet e tij të pafajësisë. “U kry dhe kjo punë. Piramida më e madhe e mashtrimit mori sot goditjen fatale. Monstrat e Edi Ramës dhe George Soros dështuan përfundimisht”, tha Berisha sot në mesditë para militantëve që ishin mbledhur në selinë e PD-së. U kujdes të falenderonte gjyqtaren e cila i dha lirinë duke thënë se nderoi ligjin e moralin në këtë betejë që sipas Berishës u përpoqën për të shkatërruar dhe asgjësuar Sali Bersihën e PD-në. “Falënderoj gjykatësen e cila nderoi ligjin e moralin. Uroj, që ligji dhe morali të udhëheqë çdo punonjës të shtetit shqiptar.  U përpoqën të shkatërrojnë PD, të asgjësojnë Sali Berishën sepse mbrojti interesin kombëtar shqiptarëve dhe luftoi për ju. U përpoqën të fshijnë historinë, NATO, liberalizimin e vizave. Ky skenar diabolik do kishte qenë i suksesshëm, u sulmuam nga mafia më e rrezikshme në planet, Rama Soros. Ne ia dolëm triumfuam. Hap pas hapi ne i fituam betejat dhe kjo vetëm falë jush”, tha ai. Paralajmëroi Ramën se nëse nuk do të krijonte qeveri teknike atëherë shumë shpejt do të lajmëronte protestën e radhës, vijim i mosbindjes civile. Kam dhe një fjalë të fundit për autorin kryesor të grushtit të shtetit. Edi Rama. Krijo qeverinë teknike, mos e zvarrit kot narko pushtetin tënd se veç Zoti e ka thënë që të kthehem unë pastroni shtëpinë. Ne do pastrojmë shtëpinë me ndihmën e Zotit. Krijo qeverinë teknike, se mosbindja civile është gati në radhë. Këta burra e gra do ketë liderin me vete. Piramida e mashtrimit sot u shfaros përfundimisht. Do përgjigjesh për 1 vit që ke lënë kryetarin në arrest. Do përgjigjesh për atentatin ndaj tij. Për dy vite që grabite flamurin e PD-së.  Ke vetëm një rrugë, qeveri teknike, pse ke frikë nga vota e shqiptarëve. Sot ishte një fitore”, tha ai. Ky zhvillim pritet të ketë pasoja të rëndësishme në skenën politike shqiptare, ku figura e Berishës mbetet ende një ndër më të debatueshmet. Lirimi i tij nga akuzat do të forcojë pozitat e tij brenda opozitës dhe mund të ndikojë në polarizimin e mëtejshëm të politikës në vend.  Reagimet nga palët politike nuk kanë munguar. Partia Demokratike, krahu që mbështet Berishën, e cilësoi vendimin si një dëshmi të qartë të dështimit të akuzave të pabazuara. Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar pas lirimit të Sali Berishës. “Përshëndetjet më të përzemërta për liderin e Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha dhe urime për të gjithë qytetarët që duan dhe meritojnë një shtet të së drejtës! Në veçanti, dua të përshëndes Prof. Dr. Berishën me deklaratën time, si President i Republikës, të bërë më 22 maj 2021, kur ai u shpall “non grata”, sepse gjithmonë kam qenë i bindur se ajo fletërrufe u hartua kundër tij nga Edi Rama, Sorosi, Charles McGonigal, Rossini dhe Mcgonigalët e tjerë për të shkatërruar pluralizimin politik për qëllime korruptive dhe helmuar marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA. Mirënjohje të jashtëzakonshme edhe për Gjykatën e Strasburgut, që si asnjëherë tjetër, e ka klasifikuar rastin “Berisha” si “leading case”, pra të rëndësishëm dhe e kanë komunikuar shumë shpejt këtë njoftim, pa pritur shterim të gjykatave të brendshme. Desorosifikimi drejtësisë dhe shoqërisë tonë është një emergjencë kombëtare për të rivendosur shtetin e së drejtës dhe mbrojtur interesat kombëtare”, tha ai. Ndërkohë, mazhoranca ka shprehur rezervat e saj, duke kërkuar transparencë dhe një proces të plotë mbi çdo dyshim të ngritur ndaj ish-kryeministrit.

Lexo edhe :  Rama me asambletë socialiste: Morëm parasysh që mund të pres edhe kokat tona

Berisha rikthet në seli

Pas një mungese prej 11 muajsh, ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u rikthye dje në selinë qendrore të PD-së. Në një fjalim të mbajtur përpara mbështetësve të tij, Berisha theksoi rëndësinë e këtij momenti dhe ripërsëriti angazhimin e tij për të forcuar opozitën dhe për të mbrojtur vlerat demokratike. “Pas 11 muajsh qëndresë, rikthehemi në këtë seli, jo vetëm për të treguar se demokracia nuk mund të mposhtet, por edhe për të dëshmuar vendosmërinë tonë për të çuar përpara misionin që kemi nisur. Ky është një moment historik për të gjithë ata që besojnë te liria, e drejta dhe dinjiteti,” u shpreh Berisha gjatë deklaratës së tij.  Rikthimi i Berishës në selinë e PD-së vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh politike brenda partisë dhe jashtë saj. Ky zhvillim pritet të shënojë një kthesë të rëndësishme në dinamikën politike të opozitës shqiptare.

Të fundit

Një natë pa gjumë nxit humbjen e kujtesës

Një studim i publikuar pak ditë më parë zbuloi se mjafton një natë pa gjumë për të nxitur humbjen...

Drejtori i CIA-s: Trump dëshiron t’i japë fund luftërave

Drejtori i CIA-s, John Ratcliffe, konfirmoi se Presidenti Trump urdhëroi një pauzë në ndarjen e inteligjencës me Ukrainën. “Ajo që tha Presidenti Trump është, ai...

Çfarë do të thotë ngjyra e të verdhës së vezës dhe pse nuk është gjithmonë njësoj

Ju mund të keni vënë re se ushqimi numër një ushqyes në planet, veza , nuk është kurrë e njëjtë dhe se jo të...

“Do më gjuajnë me domate kur të dal nga këtu…”/ Egli e përlotur bisedon me Danjën

Pas Prime-t të djeshëm ku Egli dhe Gjesti debatuan për nishanin në trupin e banores, Egli është shfaqur e përlotur. Në një bisedë me Danjën,...

Molla/ Cilat janë disa nga përfitimet shëndetësore të saj në organizëm

Nëse ekziston një frut që të bën shumë mirë për organizmin ajo është molla. Molla njihet për vlera dhe përbërës të jashtëzakonshëm ushqimorë që...

Lajme të tjera

Web TV