“Mezi qëndrova nga aromat e parfumeve”/Berisha akuza deputetëve:Jani të verbuar nga luksi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Edhe pse pre gati 1 viti nuk ka qenë prezent, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha braktisi sallën e Kuvendit pas rreth 40 minutash.

Ndërkohë që në prononcimin për mediat jashtë sallës së Kuvendit, Berisha akuzoi deputetët e mazhorancës për jetën e luksit që bëjnë, teksa tërhoqi një paralele me pensionet që marrin pensionistët.

Nuk shpresa që të ketë ndryshime, këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e zotit as xhamisë, as kishës, janë të verbuar nga luksi, grup bixhozçish që lanë shumë përrallore në kaziono dhe mejhane dhe sduan tia dinë. Mezi qëndroj nga parfumet e kushtueshme, paradë luksesh sikur je në një sallon mode dhe jo parlament përfaqësues të shqiptarëve. S’e di kur blen stolinë e oborrit 4 mijë euro, 20 mijë euro udhëtime me Ismailin e famshëm, ministër që ulen me biftekun 1 mijë euro, qerpikë artificialë 150 euro në javë. Është haram luksi i tepruar”, tha Berisha.

I pyetur nga gazetarët lidhur me akuzat e deputetit Gazment Bardhi ndaj tij kohë më parë, për lidhje të Berishës me Suel Çelën.

Deklaratat politike, janë politike, nuk kanë asnjë vlerë. E vërteta është se askush nuk e ka denoncuar më shumë se Sali Berisha Suel Çelën, dhe çdo Suel Çelë. Sa i përket lidhjeve me Edi Ramën, është shumë evidente, provohet në të gjitha dokumentet se ai është marr me fushatën elektorale të Edi Ramës, e thotë dhe vetë, është edhe Taulant Balla. Dhe një tjetër që është shpall anëtar i asaj bande, tha që kryetari i vërtetë është Edi Rama dhe ai i din”, tha Berisha./    S,M

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV