Louis Vuitton hap kafenenë e parë në SHBA, e rezervuar për dy muaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ndërsa dyqani i NYC i mbuluar me valixhen Louis Vuitton i nënshtrohet një rinovimi shumëvjeçar, shtëpia franceze e modës ka zhvendosur përkohësisht bazen kryesor te saj në Manhatan në një ndërtesë pesëkatëshe të frymëzuar nga Art Deco, pikërisht përballë Rrugës 57.

Marka e cilëson këtë vend një pikë referimi të kulturës dhe gastronomisë.

Kjo është e vërtetë: që në hyrje, një atrium i gjerë përmban skulptura të mëdha të valixheve Courrier Lozine 90 të zhvilluara me Shohei Shigematsu të OMA-s, të cilat ngrihen mbi kafenenë e re Louis Vuitton, dyqanin e çokollatave, konceptin gastronomik dhe koleksionet ekskluzive në çdo kat.

Kafeneja e katit të katërt është e para që hapet në Shtetet e Bashkuara dhe tashmë është rezervuar për dy muaj. Shefat e njohur të kuzhinës Christophe Ballanca dhe Mary George qëndrojnë pas këtij koncepti gastronomik. Menuja e tyre përfshin ravioli me karkaleca deti dhe tartufi me logon Monogram te stampuar etj. Adhuruesit e modes do të shohin logon e Louis Vuitton thuajse në cdo pjatë.

Dyqani i çokollatës është gjithashtu i pari i Louis Vuitton në Amerikë. Pasi korri sukses në të gjithë Parisin, Singaporin dhe Shangain, Le Chocolat Maxime Frédéric në Louis Vuitton ofron  çokollate klasike, bonbone lajthi dhe kuti muzikore funksionale në formë Vivienne./E.T

Të fundit

Udhëzuesi i BE: Krijoni një plan për luftëra, pandemi dhe kriza energjetike

Bashkimi Evropian po hyn në një epokë të re të përgatitjes për kriza, duke njoftuar për herë të parë...

PSG kryevepër, fiton 4-0 me Real Madridin, në finale e pret Chelsea

PSG fitoi 4-0 ndaj Real Madrid në gjysmëfinalen e Botërorit të klubeve në SHBA. Në finale e pret Chelsea, në një stadium ku do...

Vdekja e të riut në Lipjan, një muaj paraburgim për 5 policët

Gjykata Themelore e Prishtinës, dega në Lipjan, ka vendosur masën e paraburgimit prej një muaji ndaj rreshterit Ibrahim Nela dhe efektivëve policorë Albian Retkoceri,...

Fier, dhunoi për vdekje 80-vjeçarin pasi nuk i dha birra, dënohet me 12 vite burg

Me 12 vite burg është dënuar Ilir Nukaj, pasi dhunoi për vdekje 80-vjeçarin Namik Rustemi në tetor të vitit 2024 në Fier, sepse...

Aksident në Urën e Dajlanit, makina përplaset me mjetin e parkuar

Një aksident ndodhi mbrëmjen e së mërkurës Urën e Dajlanit, pranë stacionit të trenit, në Durrës. Një automjet në lëvizje u përplas me një tjetër...

Lajme të tjera

Web TV