NASA bëhet me shef të ri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-së Donald Trump vendosi sot të emërojë Jared Isaacman si kreun e NASA-s, një miliarder dhe astronaut komercial, i cili është bashkëpunëtor i ngushtë i Elon Musk, themeluesit të SpaceX.

Isaacman, një pilot dhe astronaut komercial dhe kryeshef i kompanisë së përpunimit të pagesave Shift4 Payments, drejton programin privat Polaris të përdorur nga anija kozmike SpaceX për të dërguar astronautët në orbitë.

Nëse konfirmohet, ai do të mbikëqyrë buxhetin prej 25 miliardë dollarësh të NASA-s, i fokusuar në kthimin e një njeriu në Hënë si pjesë e programit Artemis, një projekt shumë miliardë dollarësh i promovuar nga Trump në mandatin e tij të parë që do të mbështetet shumë në raketën Starship të SpaceX.

Dy drejtuesit e fundit të NASA-s ishin ish-politikanë. Njeriu i parë i Trump në krye të NASA-s ishte ish-deputeti i Oklahomas Jim Bridenstine, i cili nisi programin Artemis dhe e bindi Kongresin të rriste buxhetin e agjencisë për ta financuar atë. Biden emëroi ish-senatorin nga Florida, Bill Nelson, për të udhëhequr NASA-n./K.B

Të fundit

Ekipet shqiptare në Europë: Egnatia dominon, fiton edhe Drita e Kosovës

Egnatia fitoi sot 1-0 në nisjen e rrugëtimit të saj në UEFA Champions League. Kampionët e Shqipërisë u përballën...

“Arrestuat ketrin, jo klientët e Epstein”/ Elon Musk shpërthen kundër Trump

Elon Musk ka ndezur një valë të re polemikash pas një postimi të ashpër dhe ironik në platformën e tij X (ish-Twitter), ku sulmoi...

Merkato, Igli Tare po ndjek dy emra në kampionatin anglez

Milan synon të përforcohet jo vetëm në mesfushë këtë merkato ku po ndiqen emra si Granit Xhaka, Ardon Jashari, Javi Guerra e ndonjë tjetër,...

“Salianji është kurban i Berishës, ai është i përdorur”

Pas 9 muaj e gjysmë në burgun e Fierit ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji i cili u dënua për kallëzim të rremë, si...

Ardian Ismaji ndryshon ekip, zyrtarizohet te Torino!

Futbollisti nga Kosova që luan për kombëtaren e Shqipërisë, Ardian Ismajli është bërë me skuadër të re. Mbrojtësi shqiptar është prezantuar te skuadra e...

Lajme të tjera

Web TV