Parlamenti i turpit!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Namir Lapardhaja

Prej kohësh, Parlamenti i Shqipërisë është shndërruar në një sallë teatrale ku nuk performojnë idetë, por marrëzitë, ku nuk diskutohen propozime, por thashethemnaja dhe aludime, ku nuk mbrohet interesi i qytetarit, por i kryetarit, ku të gjithë zihen dhe çirren me sytë në po i ndjek shefi dhe jo në po i dëgjojnë njerëzit.

Parlamenti, atje ku do duhej ‘me folë’, është kthyer nga një sallë ligjvënësish në një s(t)allë ulëritësish dhe fyesish të pamoralshëm, duke i ngjarë një spitali psikiatrik ku shëndeti mendor i pacientëve ndryshon nga momenti në moment, nga ekstremi në ekstrem, nga e qeshura tek e qara, nga normalja tek anormalja, nga e natyrshmja tek e panatyrshmja, nga e puthura dhe e përqafuara te konfrontimi dhe përplasja e pakuptimtë.

Palët, ato që do duhet të ishin aty për interesin publik dhe të qytetarëve, në fakt, nuk bëjnë gjë tjetër vetëm se tallen dhe i poshtërojnë votuesit në mënyra të ndryshme.

Për shembull, kjo që quhet sot mazhorancë, që ka pushtetin dhe shumicën e votave, pasi kanë shkaktuar trauma të jashtëzakonshme, që u kanë kushtuar edhe jetën njerëzve të pamundur për t’i paguar, burgime dhe vuajtje të tjerëve, me një të rënë të lapsit, kujtohet sot, 6 muaj përpara zgjedhjeve për t’i falur të gjitha gjobat e ndërtimeve pa leje, duke mos bërë një bilanc të asaj që ka ndodhur në 11 vite si pasojë e kësaj gjëje.

Nga ana tjetër, kjo që në këtë Parlament quhet opozitë dhe është njohur nga pushteti si e tillë, pasi ka humbur besueshmërinë në gjithçka që thotë dhe artikulon si pasojë e pështymës së shumtë që kanë lëshuar në drejtim të njëri-tjetrit dhe pastaj ‘detyrimit’ për ta lëpirë me llapë gjithçka që goja ka llapur, apo për të thënë të nesërmen se ato që u thanë dje s’kanë kurrfarë vlere, sepse janë deklarata politike dhe jo të vërteta, jo vetëm është e pabesueshme në gjithçka që artikulon, por është edhe e pamoralshme dhe e pandershme ku merr kauza që nuk i përkasin dhe luan me ndjenjat dhe fatkeqësitë e familjeve të varfëra shqiptare.

Lexo edhe :  Politikanët e korruptuar nën ankthin e “Eskaliburit” të SPAK!

Kjo është situata ku ka ardhur Parlamenti i Shqipërisë, pjesëtarët e të cilit nuk kanë lënë vend pa treguar se sa pa dinjitet dhe se sa të painteresuar për hallet dhe problematikat reale të qytetarëve janë, ndërkohë që e gjithë përpjkeja e tyre është vetëm në funksion të zënies së një vendi në listën e ardhshme.

Është kaq pak dhe kaq pa interes në sytë e njerëzve, por kaq shumë dhe kaq e rëndësishme për ata vetë./K.B

Të fundit

112-Vjetori i Policisë së Shtetit, ceremoni në Berat dhe Lushnjë

Ata fillimisht i janë drejtuar ‘Varrezave të Dëshmorëve’, ku prehen 7 efektivë policie që janë vrarë në krye të...

Vriten në një sulm ajror 16 civilë në Nigeri, ushtria i ngatërroi me bandat kriminale

Të paktën 16 civilë janë vrarë në shtetin veriperëndimor të Nigerisë Zamfara si pasojë e një sulmi ajror ushtarak ku autoritetet ngatërruan qytetarët e...

A do të ketë reshje dëbore në Tiranë? I ftohti polar “mbërthen” Shqipërinë

Lajda Porja nga Meteoalb ka dhënë për News24 detajet e fundit sa i përket asaj që pritet të ndodhë në orët në vijim me...

Përparim në negociatat për armëpushim ndërmjet Izraelit dhe Hamasit

Zyrtarët njoftuan sot se ndërmjetësit amerikanë dhe arabë kanë bërë përparim të dukshëm gjatë natës në ndërmjetësimin e një armëpushimi dhe lirimin e pengjeve...

Ishin bllokuar në Kapshticë/ Pala greke lejon kalimin e kamionëve dhe autobusëve

Pala greke sapo ka njoftuar se do të lejohet kalimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, kamionëve dhe autobusëve drejt Greqisë nëpërmjet doganës së...

Lajme të tjera

Web TV