Parlamenti “shpall falimentin”: S’kemi lekë për dieta

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kuvendi i Shqipërisë ka shpallur një lloj “falimenti”, duke kërkuar ndihmë nga Ministria e Financave për të mbijetuar deri në fund të vitit. Pas shpenzimeve të mëdha për udhëtime jashtë vendit, pagat dhe sigurimet shoqërore, tani Kuvendi është në kërkim të fondeve për të paguar dietat e deputetëve deri në fund të vitit.

Raporti financiar për periudhën janar-gusht 2024 ka zbuluar se Kuvendi ka shpenzuar më shumë se 400 mijë euro për udhëtime jashtë vendit, duke përfshirë bileta avioni, akomodime dhe dieta. Për më tepër, 70% e buxhetit të parashikuar prej 57 milionë lekësh është shpenzuar brenda vetëm tetë muajve, dhe me këtë ritëm, Kuvendi mund të kërkojë një shtesë prej 5-6 milionë lekësh për të mbuluar shpenzimet e mbetura, deri në fund të vitit.

Në raportin e vetë kuvendit thuhet se plani buxhetor për vitin 2024, nuk ka marrë parasysh disa kërkesa të Kuvendit, duke u akorduar i reduktuar prandaj i kanë kërkuar ministrisë së Financave fond shtesë.

“Nuk janë marrë në konsideratë kostot financiare shtesë për dietat e deputetëve, të cilat llogariten në përqindje mbi pagën (rritja e pagës ka filluar që në 1 prill 2023); nuk mund të llogariteshin nevojat për fonde të ekspertëve të fushës, për komisionet hetimore, të posaçme, grupin e dialogut etj (nevoja të miratuara me vendimet e Byrosë në vitin 2024). Gjithashtu, shtesa në buxhet kanë lindur edhe nga nevoja për organizimin e AP të 63-të bashkëpunimit Ekonomik të vendeve të Detit të Zi (PABSEC) etj.

Për sa më sipër, duke qenë se kemi bërë analizat e zërave analitike edhe në 4 -mujor, në Ministrinë e Financave, është dërguar kërkesa për 90 milion lekë fonde shtesë, ndërsa akti normativ nr.3 ka marrë në konsideratë  dhe akorduar shtesë buxheti 55 milion lekë’ thuhet ne raport. Në tetë muajt e parë të vitit, janë realizuar 105 udhëtime, me 339 pjesëmarrës, ku përfshihen 212 deputetë, 25 staf politik dhe 122 staf administrativ. Për këto udhëtime janë shpenzuar 17 milionë lekë për bileta avioni, 16 milionë për akomodime dhe 7 milionë për dieta.

Raporti thekson se deri tani janë përdorur 70% e buxhetit vjetor prej 57 milionë lekësh të miratuar për këto udhëtime. Nëse ky ritëm vazhdon, pritet që buxheti të tejkalohet me 5 deri në 6 milionë lekë deri në fund të vitit.

Lexo edhe :  Shqipëria gati të prekë ëndrrën BE?/ Ja çfarë thotë eksperti për çështjet e integrimit

Përveç shpenzimeve për udhëtime, janë rritur ndjeshëm edhe pagat dhe sigurimet shoqërore të deputetëve. Për periudhën janar-gusht, ato kanë arritur në 736.4 milionë lekë, më shumë se dyfishi krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Detajet e shpenzimeve

Shpenzimet e ligjvënësve kanë tejkaluar parashikimet fillestare duke harxhuar në tetë muaj 70 për qind të buxhetit total për vitin 2024 do të duhet buxhet shtesë. Shpenzimet për 140 përfaqësuesit e popullit në Kuvend janë zgjeruar ndjeshëm edhe në drejtim të pagave. Pas dakordësisë së arritur mes qeverisë dhe opozitës fund-majin e vitit të shkuar, shpenzimet për rrogat dhe sigurimet shoqërore të tyre janë mbi dyfishuar.

Nga 227.4 milionë lekë në janar-gushtin e një vitit më parë, për po për njëjtën periudhë kohore këtë vit janë shpenzuar 736.4 milionë lekë për pagat e deputetëve. “Argumentet mbi realizimin faktik më të ulët se plani të fondit të pagave, lidhen me mosplotësimin e numrit të punonjësve (përfshirë deputetët).

Nga 140 deputetë për të cilët planifikohet fond page, 9 deputetë nuk paguhen në Kuvend, për shkak të funksioneve në qeveri; stafi politik në proces plotësimi dhe stafi administrativ gjithashtu, në proces rekrutimi.”, thuhet në raportin financiar të Kuvendit. Gjatë kësaj periudhe Kuvendi ka angazhuar një numër ekspertësh më të madh duke rritur ndjeshëm shpenzimet nga ato që ishin parashikuar.

“Me kërkesë të komisionit përkatës dhe me vendim të Byrosë së Kuvendit, për nevoja ekspertize, janë kontraktuar për ndihmë dhe ekspertizë, ekspertë të fushës. Gjatë vitit 2024, janë planifikuar 3.5 milion lekë për këto pagesa, pasi nuk ka patur një kërkesë konkrete, të llogaritshme, ndërsa janë shpenzuar 13 milion lekë në 8-mujor.

Pra 3.7 herë më shumë se planifikimi. Për vitin 2024 janë ngritur dy komisione hetimore dhe një grup pune nga Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut. Komisionet hetimore kanë  miratuar  për të  mbështetur veprimtarinë  e tyre  nga 4 ekspertë  secili, ndërsa grupi i punës  pranë Komisionit te Ligjeve ka  miratuar  6 eksperte, për të cilët nuk ka patur fonde të planifikuara./    S,M

Të fundit

Bashkia e Tiranës jep 1200 kredi të buta për familjet dhe çiftet e reja

Gjatë fjalës së tij në dëgjesën e radhës për buxhetin e Bashkisë së Tiranës për vitin 2025, kryebashkiaku Erion...

Koha kur Parashqevia nisej në Korçë për koncert, por përfundonte maleve në zbor

E shkëputur nga Shqipëria dhe publiku që e duartrokiti për vite me radhë, këngëtarja Parashqevi Simaku është rikthyer në vëmendjen e publikut. Një foto e rrallë tregon...

Spahiu: Nëse SHBA s’heq Non-Gratën, demokratët do bëhen kundër Trump apo kundër Berishës?

Në 'Frontline Interview' me Marsela Karapançon, juristi Kreshnik Spahiu ngriti pyetjen se çdo ndodh me demokratët dhe militantët nëse Trump dhe SHBA nuk heqin non gratën...

Si prodhohej municioni dikur? Fabrika e re pritet të jetë gati brenda vitit 2027

Fabrika e municionit në Kosovë pritet të ndërtohet dhe të fillojë prodhimin brenda vitit 2027. Kjo konfirmohet nga Ministria e Mbrojtjes të cilët thonë se...

Rama takim me stafin civil e ushtarak shqiptar në NATO, kryeministri nuk kursen batutat

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me stafin ushtarak dhe atë civil shqiptar në zyrat e NATO-s në Bruksel. Teksa vlerësoi kontributin e gjithsecilit,...

Lajme të tjera

Web TV