Xhensila flet për divorcin e prindërve: Ime më u plagos me shtatë thika para syve të mi

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Divorci nuk është i lehtë për askënd, por për Xhensilën ka qenë edhe më i vështirë me dy fëmijët e vegjël, tek të cilët, sidoqoftë, gjeti forcën për të mos u dorëzuar. Ama Ajkën 6-vjeçare nuk ka dashur ta gënjejë për atë që po ndodhte dhe as t’ia fshihte. Ndërsa tregon se së bijës ia ka shpjeguar ndarjen sa mund t’i tregohet një fëmijë në moshën e saj, këngëtarja kujton e përlotur se, për ironi të fatit, edhe ajo ka pasur moshën e Ajkës kur iu desh të përballonte divorcin e prindërve. Nuk ka folur kurrë për këtë, por ndoshta, siç tha, mund të ishte kjo koha për ta rrëfyer.

“Si për ironi të fatit, historia sikur u përsërit…” – tregon Xhensila duke u ndalur te mbështetja e së ëmës, megjithëse ajo ishte munduar të ishte e kujdesshme për t’ia thënë atë që po ndodhte: “Frika e saj më e madhe ishte çfarë do ndodhte pas, duke qenë se mami është divorcuar në një kohë që gjërat nuk kanë qenë të lehta dhe sot nuk janë të lehta…”

“E mbaj mend, sigurisht. Ka qenë shumë më traumatike, është një periudhë tmerrësisht e rëndë e jetës sime, por mund të ketë ardhur koha ta them… E di pse e dua shumë mamin tim dhe e vlerësoj, por në të njëjtën kohën edhe e gjykoj që nuk pati mundësi t’i jepte fund asaj martese përpara se të ndodhte ajo që sytë e mi panë…

Im atë nuk pranoi që t’i jepte divorcin nga ime më dhe mami im është rasti i asaj gruas që u plagos me shtatë thika dhe humbi njërën nga duart. E gjitha kjo ka qenë një veprim që është bërë në sytë e mi. Unë kam parë nënën time të therej për këtë vendim dhe gjithmonë e kam ruajtur shumë këtë sekret dhe nuk e di pse e thashë, se nuk dua të lëndoj as babain tim…”/e.t

Të fundit

FOTO: Rama parashikon mandatet e PS, shifrat e tij janë befasi totale para 11 majit

Njësoj si katër vjet më parë dhe në të njëjtën vend, kryeministri Edi Rama ka firmosur “memorandumin e Kuçit”,...

Diaspora në rrezik, Jozefina Topalli thotë se “po bëhet manipulim masiv me votat”

Drejtuesja politike e PD në diasporë, Jozefina Topalli denoncoi sërish votat e diasporës në Greqi. Ajo i kërkoi KQZ që zarfat e Greqisë të mos...

Problemet me Greqinë, KQZ kërkesë kompanisë postare: Na informoni për 9 çështje…

Katër ditë para zgjedhjeve të 11 majit, vështirësitë me votën e diasporës mbeten të pranishme, sidomos përsa i përket çështjes së zarfave në Greqi. Komisioni...

Fluturimi i parë në Aeroportin e Vlorës/ Rama pret Behgjet Pacollin: Syri i keq plasi…

Fluturimi i parë certifikues ka realizuar një moment të rëndësishëm në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës. Biznesmeni i njohur Behgjet Pacolli zbriti në pistën e këtij...

Berisha mund të vizitojë SHBA-në?- Reagon PD: Përshëndesim qëndrimin e DASH!

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me një qëndrim të Departamentit të Shtetit, i cili është pyetur nga gazetari amerikan, Marc Caputo në lidhje...

Lajme të tjera

Web TV