Sipas raportit vjetor të institutit kërkimor Censis, një numër i madh italianësh besojnë se ardhja e emigrantëve paraqet një kërcënim për mënyrën e tyre të jetesës.
Raporti thekson se 57.4 për qind e italianëve ndihen të kërcënuar nga ata që duan të vendosin rregulla dhe zakone që kundërshtojnë mënyrën tradicionale të jetesës italiane, shkruan ANSA.
Gjithashtu, 38.3 për qind e italianëve shprehën shqetësim të thellë për njerëzit që mbështesin hyrjen më të lehtë të emigrantëve në vend, ndërsa 29.3 për qind e të anketuarve i konsiderojnë ata që nuk kanë një pikëpamje tradicionale për familjen si “armiq”.
Sipas raportit, 21.8 për qind e italianëve kanë një qëndrim armiqësor ndaj njerëzve të feve të tjera./K.B