Kënga ikonike “Last Christmas” nga grupi britanik Wham! mbush 40 vjet në vitin 2024, duke qenë një nga këngët më të dashura dhe të njohura të periudhës festive. Lansuar më 3 dhjetor 1984, ajo u bë një klasik i menjëhershëm dhe vazhdon të mbetet një simbol i Krishtlindjes për miliona njerëz në mbarë botën.
Fakte interesante rreth këngës:
1. Kënga u shkrua nga George Michael dhe u regjistrua gjatë verës së vitit 1984. Është një kombinim perfekt i një melodie të ëmbël me tekstin melankolik të një zemre të thyer.
3. Kënga u regjistrua në gusht 1984, në një studio të Londrës. George Michael u mor me çdo detaj të produksionit, përfshirë programimin e baterisë dhe linjën ikonike të tastierës që e bën këngën të dallueshme.
4. Edhe pse nuk arriti vendin e parë në renditjen britanike për shkak të konkurrencës së këngës “Do They Know It’s Christmas?” të Band Aid, “Last Christmas” u bë një nga këngët më të shitura në historinë e muzikës pa arritur majën e top listës.
6. Videoklipi u filmua në një resort dimëror në Zvicër dhe tregon një histori dashurie në sfondin e një mbledhjeje festive mes miqsh.
7. Në vitin 2021, “Last Christmas” arriti për herë të parë në vendin e parë në renditjen britanike, plot 37 vjet pas publikimit të saj.
8. Kënga ka frymëzuar filma, versione të shumta cover-a nga artistë të ndryshëm dhe është përdorur në reklama e emisione televizive.
9. Melodia nostalgjike dhe teksti i ndjerë krijojnë një lidhje emocionale me dëgjuesit. Pavarësisht tematikës së një zemre të thyer, ajo përçon edhe një ndjenjë shprese dhe ngrohtësie që përshtatet me frymën e Krishtlindjeve./K.B