Eni Jani zbulon momentin e vështirë me Genc Fugën: I flisja gjatë gjithë kohës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Aktorja Eni Jani ka rrëfyer momentet e vështira kur bashkëshorti i saj, Genci Fuga pari probleme shëndetësore.

Në një intervistë televizive ajo ka treguar se Zoti i ka dhënë forcë për ta përballuar atë vështirësi. Po ashtu ajo është shprehur se gjatë gjithë kohës i fliste Gencit, që ai të dëgjonte zërin e saj.

“I kam marr gjërat hap pas hapi. Jam përpjekur të ruaj qetësinë dhe mendoj se e kam ruajtur ashtu si duhet. Nuk kam qenë problematike për mjekët, kam ruajtur qetësinë edhe te ata, se unë nuk doja të më qetësonin mua, unë doja të kuptoja. Ishte shok shumë i madh.

Në momentin që unë jam takuar me mjekët pas ndërhyrjes kisha kaluar një ditë të tërë pranë Gencit, që Genci herë ishte e herë nuk ishte. Dhe unë mendoja që duhet ti flisja që ai të dëgjonte gjithë kohën zërin tim, nga ora 11 e paradites deri në orën 10 të mbrëmjes, unë vetëm i flisja. Kur ai më shikonte lumturohesha.

Kur e vumë te skaneri, unë i shpjegoja çdo gjë, gjatë gjithë kohës nuk i jam ndarë, sepse doja të isha gjithë kohën me të. Unë jam shumë e ndjeshme si natyrë, por në situata të tilla më jep Zoti forcë”,-tha Eni Jani./   S.M

Të fundit

Michelle Obama tregon ‘zakonin e keq’ të ish-presidentit që e kishte bezdisur vazhdimisht

Martesa nuk është gjithmonë e lehtë, madje edhe Michelle Obama ka pasur dikur një shqetësim të madh me bashkëshortin...

Putini nuk po tregon asnjë shenjë kompromisi

Vladimir Putini nuk pritej ta refuzonte kategorikisht propozimin e SHBA-së për një armëpushim, por gjithashtu nuk pritej ta mbështeste plotësisht atë. Marrëveshja e Rusisë,...

Portokalli parandalon depresionin, ja si shpjegohet

Portokalli përveç se përmirëson sistemin imunitar, ndihmon dhe në parandalimin e depresionit. Ngrënia e një portokalli në ditë mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të...

Qyteti bregdetar në Siçili ofron pushime për 1 euro: Si mund të fitoni një vend?

Siculiana, një qytet bregdetar në Siçili, ka nisur një iniciativë unike për të tërhequr më shumë turistë gjatë sezonit të ulët: një fundjavë pushimi...

Arkeologët zbulojnë një fytyrë njerëzore fosile mbi 1 milion vjeç

Pjesa e një fytyre të fosilizuar nga një paraardhës i njeriut është më e vjetra e gjetur në Evropën Perëndimore, sipas arkeologëve. Kafka jo e...

Lajme të tjera

Web TV