IDU miraton rezolutë për demokracinë në Shqipëri

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Unioni Internacional Demokratik (IDU), një rrjet global me 84 organizata nga 65 vende, kërkon reforma thelbësore për forcimin e demokracisë në Shqipëri, përfshirë ndalimin e persekutimit politik dhe garantimin e një procesi zgjedhor të drejtë e të hapur. Në rezolutën e tij, IDU kritikon ndryshimet kushtetuese të njëanshme dhe dështimin e qeverisë për të adresuar abuzimet elektorale.

Unioni Internacional Demokratik (IDU), një organizatë që përfshin 84 parti dhe lëvizje politike nga 65 vende të botës, ka miratuar një rezolutë unanime për situatën politike në Shqipëri. Në këtë dokument theksohet nevoja për reforma të rëndësishme për forcimin e demokracisë, duke përfshirë ndalimin e persekutimit politik ndaj liderëve të opozitës dhe krijimin e një mjedisi të drejtë për proceset zgjedhore. Rezoluta kritikon qeverinë socialiste të kryeministrit Edi Rama për abuzime elektorale dhe për ndryshime të njëanshme kushtetuese që, sipas saj, kanë dobësuar opozitën. Në të, ngrihet alarmi për persekutimin politik në prag të zgjedhjeve të vitit 2025, i shoqëruar me ndjekje penale dhe burgosje të figurave opozitare si Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri.  Në mbledhjen e këtij forumi ndërkombëtar në SHBA, ka marrë pjesë edhe ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, i cili deklaroi se gjatë pranisë së tij nuk është diskutuar apo miratuar një rezolutë e tillë. “Kur kam qenë unë në punime as nuk është diskutuar as miratuar asnjë rezolutë. Se çfarë ka ndodhur në raste të tjera unë nuk e di,” tha Basha.  “Duke qenë se pavarësisht rekomandimeve të OSBE/ODIHR, shumica socialiste nën drejtimin e Kryeministrit Rama ka dështuar të adresojë abuzimet elektorale dhe ka ndryshuar në mënyrë të njëanshme kushtetutën për të dobësuar opozitën. Me afrimin e zgjedhjeve të vitit 2025, persekutimi politik po përshkallëzohet, i shoqëruar nga gjyqe të motivuara politikisht, arrestime dhe burgosje të udhëheqësve të opozitës si Prof. Dr. Sali Berisha, Ilir Meta, Fatmir Mediu, Ervin Salianji dhe Fredi Beleri”, thuhet në rezolutën e IDU-së. IDU, ku anëtarë kryesorë janë Partia Republikane Amerikane dhe Konservatorët Britanikë, është një organizatë që promovon vlerat demokratike dhe të qendrës së djathtë globalisht. Rezoluta e fundit për Shqipërinë përfaqëson një qëndrim të fortë në mbështetje të një mjedisi zgjedhor të drejtë dhe lirisë politike.

Të fundit

FIFA “shpërblen” sportistët në prag festash/ Zbuloni “Më të Mirët” për secilën kategori

Pas ceremonisë kontroverse të Topit të Artë 2024, Çmimet më të mira të FIFA Football 2024, kanë përcaktuar fituesit...

Deklarata e SHBA-së për Berishën/ Basha: Asgjë e re! Po përpiqet të mashtrojë militantët

Lulzim Basha ishte sot i ftuar në ‘Studio Live’ komentoi reagimin e ambasadës amerikane, e cila refuzon çdo bashkëpunim me personat e sanksionuar "non...

Roveshata e Garnachos merr çmimin “Puskas”

Alejandro Garnacho është fituesi i çmimit "Puskas", i cili jepet për golin më të bukur të realizuar në vitin 2023. Sulmuesi argjentinaz i cili aktivizohet...

Anulohet linja e parë e transportit pa shofer në Britani, shkak mungesa e pasagjerëve

Një shërbim transporti me autobusë pa shofer që ishte i pari në botë i këtij lloji, është anuluar sot (17 dhjetor) në Britani prej mungesës...

Meçe demaskon Berishën/ Sorosin në Shqipëri e solle vetë, në 1997 e kishe mik të ngushtë

Analisti Arben Meçe akuzon Berishën se po synon të prodhojë një propagandë kundër SHBA-së. Në një analizë në ‘Studio e hapur’ të gazetarit Arbër...

Lajme të tjera

Web TV