Gjuha Shqipe në Maqedoninë e Veriut: Gur themel i multietnicitetit dhe barazisë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë përcjell me vëmendje të veçantë debatin mbi ndryshimet e mundëshme kushtetuese në Maqedoninë e Veriut, lidhur me statusin e gjuhës shqipe. Vënia në pikëpyetje e këtij statusi cënon jo vetëm të drejtat e shqiptarëve, por edhe vetë themelet e Maqedonisë së Veriut si një shtet multietnik dhe demokratik.

Gjuha shqipe nuk është thjesht një çështje gjuhësore; ajo është një simbol i identitetit, historisë dhe dinjitetit të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, të cilët janë një popull shtet-formues në këtë vend.

Vlerësimi i saj si gjuhë zyrtare është rezultat i përpjekjeve të gjata dhe sakrificave të mëdha të shqiptarëve për barazi dhe drejtësi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese në këtë çështje përbën një provë të rëndësishme për përkushtimin e shtetit ndaj parimeve të barazisë, unitetit dhe respektimit të të drejtave të komuniteteve etnike.

Çdo përpjekje për të zvogëluar rolin e gjuhës shqipe bie ndesh me frymën dhe parimet e Marrëveshjes së Ohrit, një marrëveshje historike që i dha fund konfliktit mbi baza etnike dhe krijoi bazën për bashkëjetesë dhe paqe të qëndrueshme.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve të Maqedonisë së Veriut, aktorëve politikë dhe juridikë, si dhe partnerëve ndërkombëtarë, që të mbrojnë arritjet e deritanishme dhe të garantojnë respektimin e plotë të të drejtave të shqiptarëve si një shtyllë e rëndësishme e stabilitetit dhe integrimit euroatlantik të vendit.

Maqedonia e Veriut ka mundësinë të dëshmojë se është një model i suksesit të bashkëjetesës multietnike, dhe ruajtja e statusit të gjuhës shqipe është një gurë themeli në këtë drejtim.

Të fundit

“Kam ndjekur zhurmën për Parashqevi Simakun…”/ Pedagogia: Ajo është produkt i komunizmit

Nga Jonila Godole Kam ndjekur zhurmën mediatike këto ditë për Parashqevinë. Ndjesia e parë që pata ishte keqardhja. Si grua,...

Ja me sa blihen e shiten dollari dhe euro, tregu valutor sot

Sot, më 17 dhjetor 2024, në tregun valutor, dollari amerikan blihet me 92.9 lekë dhe shitet 94 lekë. Euro sot blihet me 97.9 lekë, ndërsa në...

Çupi: E kanë kthyer në “madam” Berisha, por është njeriu më i rrezikshëm i vendit

Analisti Frrok Çupi nuk i ka kursyer kritikat ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha. Në një intervistë në emisionin “Real Story”, në ABC News, Çupi e...

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë obligacione 20-vjeçare në 2025

Qeveria shqiptare do të emetojë për herë të parë në vitin 2025 obligacione me maturim 20 vjeçar. Ministria e Financave ka planifikuar të zhvillojë ankandin...

Rama në Bruksel: Sot do të hapim një kapitull të rëndësishëm për vendin tonë

Kryeministri Edi Rama foli nga Brukseli teka mbërriti për mbajtjen e konferencës së tretë ndërqeveritare. Rama tha se hapja e negociatave për klasterin ‘Marrëdhëniet...

Lajme të tjera

Web TV