Këngëtarja Rovena Stefa ka rrëfyer një episod të dhunshëm gjatë bashkëjetesës me ish-partnerin e saj në Zvicër. Ajo ka treguar se ai ishte i alkoolizuar dhe përdorte drogë, duke u bërë gjithnjë e më agresiv.
Stefa shpjegoi se një natë ai tentoi ta vriste duke i vendosur duar në fyt dhe duke u përpjekur ta hidhte nga dritarja. Pas ngjarjes, Rovena denoncoi në polici dhe më vonë mori vesh se ish-partneri kishte humbur jetën nga overdoza.
Këngëtarja ka shtuar se gjatë atij episodi kishte humbur foshnjën e saj, pasi ishte shtatzënë. Pas dhunës, ajo vuajti për shumë kohë dhe ka pasur frikë të krijonte lidhje të reja.
Tani, Rovena shpreson të krijojë një familje dhe të ketë fëmijë, duke theksuar se dëshiron të realizojë ëndrrat e saj për një jetë të plotë dhe një martesë të lumtur./ S,M