Bayer Leverkusen ka arritur të thyejë Interin me rezultat 1-0. Zikaltërit vinin në këtë sfidë pa asnjë gol të pësuar në pesë ndeshjet e para të fazës së ligës.
Aspirinat e nisën mirë ndeshjen, duke rrezikuar në minutën e katërt, kur Nathan Tella kishte një rast të mirë, por nuk arriti të shënojë.
Pjesa e parë u mbyll pa gola dhe me shumë raste të humbura, ndërsa në të dytën, gjermanët ishin më kërkues se sa italianët.
Jeremie Frimpong ishte afër golit në minutën e 50-të, por gjuajti jashtë portës.
Kur pritej që ndeshja të mbyllej pa fitues, Nordi Mukiele, arriti të shënojë në minutën e 90-të për 1-0.
Bayer Leverkusen dhe Inter kanë nga 13 pikë, me “aspirinat” që ruajnë vendin e dytë dhe zikaltërit në vendin e katërt./ D.C